Arkiv-Lajme

Mediat paralajmërojnë se Kosova rrezikon të mbetet pa fluturime

Postuar në 15 Mars, 2015 07:48

Kosova rrezikon të mbetet pa fluturime ajrore nëse nuk gjendet zgjidhje për nxjerrjen nga kriza të Kontrollit Ajror.  Mediat në Kosoëv raportojnë se ndërmarrja e cila i koordinon të gjitha fluturimet brenda territorit të Kosovës ka dhënë paralajmërimin e fundit tek qeveria e Kosovës se për shkak të krizës financiare nuk mund të zhvillojë aktivitetet e saj.  Gazeta “Fjala” në Kosovë ka siguruar një dokument që i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me datën 9 mars nga funksionarët e kontrollit ajror ku theksohet se nëse nuk merren hapa konkretë për të dhënë mbështetje financiare, nuk do të mun

Zyrtare-LSI propozon në 15 bashki. PS mban Fierin e Durrësin, LSI merr Gjirokastrën

Postuar në 15 Mars, 2015 05:57

Lëvizja Socialiste për Integrim do të këtë të drejtën e propozimit të kandidaturave në 15 nga 61 njësitë vendore të vendit. Pas takimit që zgjati më shumë se 1 orë, dy krerët e mazhorancës dolën para medias për të njoftuar arritjen e marrëveshjes për ndarjen e njësive vendore. Ashtu sikurse paralajmëruar nga shtypi para takimit, do të ketë të drejtën e propozimit të kandidaturave për 15 njësi vendore.

Rama-Meta, takim zyrtar për zgjedhjet e 21 qershorit. Shtypi raporton se LSI do të propozojë kandidatë për 25 % të njësive vendore

Postuar në 15 Mars, 2015 05:09

Krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë nisur në selinë e Partisë Socialiste takimin e parë zyrtar për përcaktimin e kandidaturave për zgjedhjet e 21 qershorit. Referuar deklarimeve të mëparshme, formula do të jetë ajo e përcaktimit të kandidatëve të përbashkët. Fillimisht do të ndahen zonat ku do të kandidojë secila parti ndërsa partia tjetër do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të propozojë pala tjetër.

Ndahet nga jeta Petro Zheji

Postuar në 15 Mars, 2015 04:57

Është ndarë sot nga jeta në moshën 86 vjeçare përkthyesi, gjuhëtari dhe studiuesi Petro Zheji. I njohur si një ndër përkthyesit më elitarë të vendit, ai ka vendosur firmën e tij në mbi 10 mijë faqe të përkthyera. Ndër kryeveprat botërore të përkthyera nga Zheji janë  “Don Kishoti” i Servantes,  “Ringjallja” e Tolstoit, “Galileo Galilei” i Brehtit etj.   Përveç përkthimeve, ai ka lënë gjurmë edhe me studimet e tij për gjuhën shqipe, duke mbështetur tezën e lashtësisë së saj. Petro Zheji ka lindur në Gjirokastër më 16 tetor të vitit 1929. Homazhet do të mbahen sot në Muzeun Kombëtar.

Taksa e re e pronës, gati në shtator

Postuar në 15 Mars, 2015 03:19

Qeveria do të zbatojë një taksë të re për pronën, ndryshe nga ajo që zbatohet aktualisht. Gazeta “Panorama” shkruan se taksa e re do të jetë gati në shtator të këtij viti. Formula e re, sipas gazetës, do të bazohet te vlera që ka toka, sipas hartës së publikohet çdo vit dhe që i referohet çmimit mesatar të tregut. Kjo do të thotë se pronarët e tokave nuk do të paguajnë njësoj taksën e tokës por mbi bazën e vlerës. Pra sa më me vlerë do të jetë toka, aq më shumë taksë do të paguhet.

n.k

“Pazari” i diplomave, “Zëri” shkruan se punimet variojnë nga 100-250 euro

Postuar në 15 Mars, 2015 01:26

Me 100 euro studentët e universiteteve publike e private mund të blejnënjë punim diplome për nivelin “Bachelor”, ndërsa për nivelin “Master” punimi kushton 250 euro. “Zëri” shkruan sot se “ata që përgatisin punime të temave të diplomave me pagesë, nuk fshihen as nga Policia” dhe se njoftimi për një shërbim të tillë është afishuar edhe në hapësirat publike të Universitetit të Prishtinës, ku jepen sqarime se si studentët mund të marrin një punim diplome me pagesë.

“Balkan Stream” në vend të “South Stream”. Rruga e re e gazit nga Greqia e Maqedonia. “Ky është edhe shkaku i tensioneve në Shkup”, sipas medieve ruse

Postuar në 14 Mars, 2015 19:01

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se një projekt zëvendësues i “South Stream”, që do të sjellë gazin rus drejt Europës, ka kaluar në fazë praktike. Bëhet fjalë për atë që quhet “Balkan Stream”, i cili ndjek të njëtën gjurmë, por shmang Bullgarinë për të kaluar për es Greqisë dhe Maqedonisë. Janë gjetur madje edhe financimet, përderisa palët e interesuara, hungarezët dhe maqedonasit, kanë diskutuar me Erdogan për të marrë në këtë drejtim një financim nga Turqia, që sshtë nyje e të gjithë gazsjellësve.

Bilal Kola: Qeveria Rama në dy vjet likuidoi të përndjekurit sa qeveria Berisha në 8 vjet

Postuar në 14 Mars, 2015 15:44

Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike Bilal Kola, kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Duke folur rreth integrimit të ish-të përndjekurve politikë të regjimit diktatorial, Bilal Kola i dha këtë përgjigje: “Të përndjekurit janë rreth 30 për qind të popullatës, sipas të dhënave që ka Instituti që në fillim të viteve ‘90. Aktualisht po shihet që nga kryeministri aktual ka një predispozitë të madhe që moralisht dhe financiarisht të japi ish të përndjekurve atë që meritojnë.

PS-LSI, gati pakti për zgjedhjet. Rama-Meta takohen të dielën, priten bisedime dhe me Idrizin e Dulen

Postuar në 14 Mars, 2015 12:48

Sipas “Top Channel” burimet nga Partia Socialiste e LSI konfirmojnë se marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet vendore është drejt përfundimit dhe besohet se ajo do të shpallet javën e ardhshme. Ndryshe nga më parë nuk do të ndahen bashkitë, por të drejtat e propozimit, pra cila parti ka të drejtë të propozojë kandidatin për njësinë përkatëse, ndërkohë që partia tjetër jep ose jo pëlqimin. Kjo formulë synon fuqizimin e cilësisë së kandidatëve të cilët pas pëlqimit do të jenë kandidatë të përbashkët të aleancës PS-LSI.

“Reuters”/ Serbët nuk luajnë kundër Kosovës në basketboll, i kërkojnë FIBA-s shmangien e përplasjes me çdo çmim

Postuar në 14 Mars, 2015 12:07

Në ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, Serbia nuk do që të luaj me Kosovën. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit-FIBA duke theksuar Serbia në asnjë mënyrë nuk dëshiron përballjen me kosovarët në gjitha garat e basketbollit. “Megjithëse federata serbe e dinte se pranimi i Kosovës në FIBA ishte i pashmangshëm, ata dëshirojnë që të shmangin në çdo mënyrë përballjen me Kosovën në basketboll”, shkruan “Reuters”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme