“Pazari” i diplomave, “Zëri” shkruan se punimet variojnë nga 100-250 euro

Me 100 euro studentët e universiteteve publike e private mund të blejnënjë punim diplome për nivelin “Bachelor”, ndërsa për nivelin “Master” punimi kushton 250 euro. “Zëri” shkruan sot se “ata që përgatisin punime të temave të diplomave me pagesë, nuk fshihen as nga Policia” dhe se njoftimi për një shërbim të tillë është afishuar edhe në hapësirat publike të Universitetit të Prishtinës, ku jepen sqarime se si studentët mund të marrin një punim diplome me pagesë. Profesorët universitarë thonë numri i lartë i studentëve që i caktohet një profesori udhëheqës e bën të vështirë zbulimin e punimeve të blera.
Për më shumë: http://zeri.info/aktuale/23822/pazari-i-diplomave/
n.k
Add new comment