Rama-Meta, takim zyrtar për zgjedhjet e 21 qershorit. Shtypi raporton se LSI do të propozojë kandidatë për 25 % të njësive vendore

Postuar në 15 Mars, 2015 05:09

Krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë nisur në selinë e Partisë Socialiste takimin e parë zyrtar për përcaktimin e kandidaturave për zgjedhjet e 21 qershorit. Referuar deklarimeve të mëparshme, formula do të jetë ajo e përcaktimit të kandidatëve të përbashkët. Fillimisht do të ndahen zonat ku do të kandidojë secila parti ndërsa partia tjetër do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të propozojë pala tjetër. Para nisjes së takimit, shtypi ka raportuar se LSI do të garojë në 25 për qind të njësive vendore, çka do të thotë se për këto njësi do të ketë të drejtën e propozimit ndërsa PS do të ketë të drejtën e përzgjedhjes nga emrat që do të japë LSI. Mediat “online”e cilësojnë takimin e sotëm të dy krerëve të mazhorancës si një formalitet pasi marrëveshja mund të jetë arritur në takimet e mëparshme që janë zhvilluar në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Gjithsesi, marrëveshja konkrete pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.