Arkiv-Lajme

Dogjani, ish deputeti socialist, kërkon mendimin e elektoratit demokrat për të kandiduar në Kamëz

Postuar në 17 Mars, 2015 07:21

Ish-deputeti socialist Asllan Dogjani, kërkon që të përzgjidhet nga Partia Demokratike, si kandidat për Bashkinë e Kamzës. Dogjani u largua nga PS dhe ishte kandidat për deputet në listën e PD për Tiranën zgjedhjet e fundit parlamentare, por pa mundur të fitojë. Tashmë ai kërkon që të zërë vendin e Xhelal Mziut, që ka përpara një çështje gjyqësore por besohet se do kandidohet është një herë nga PD për këtë bashki. Me një shënim në fb, Dogjani shkruan:

Ish socialisti Ndocaj, foto të një dreke me Ramën në Milano. “Ka kushtuar 8 mijë euro. Nuk e largon Ndokën, se e di që pas tij në listë vij unë”

Postuar në 17 Mars, 2015 06:03

Ish kandidati për deputet i PS-së në Lezhë, Eduart Ndocaj, ka hedhur në internet disa foto që ilustrojnë  sipas tij, një drekë me Edi Ramën dhe eksponentë të tjerë të PS në Milano, e cila ka kushtuar 8 mijë euro dhe është paguar prej tij. Ndocaj, që akuzon selinë rozë dhe Ramën se janë treguar të “pabesë”, është i gjashti në listën e kandidatëve të PS në Lezhë dhe nëse arrestohet Arben Ndoka, pas ngjarjes me deputetin e PD-së Strazimiri, ai është deputeti socialist i rradhës. Kjo është arsyeja sipas tij, që Edi Rama “nuk arreston kriminelin Ndoka”.

Ristani pas fakteve të reja: Rama e Meta po mbajnë peng deputetin Frroku duke e përdorur për çështjen Doshi

Postuar në 17 Mars, 2015 05:22

Me një deklaratë për shtyp nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, PD ka reguar pas raportimeve se Mark Frroku ka fshehur një trafikant droge në makinën e tij.

B.Mustafaj: Përdorimi i humoristit Kallaku në çështjen Doshi, një akt autoritarist

Postuar në 17 Mars, 2015 03:30

“Fushatat propagandistike për të diskredituar e banalizuar kundërshtarin njihen vetëm në regjimet autoritariste. ‘Gjini’ e ka pranuar me mendjelehtësinë e moshës që të xhirojë një skeç me tekst të ardhur nga lart”. Kështu shkruan Besnik Mustafaj në një shkrim në Panorama-n e sotme, ku shpreh dyshime mbi përdorimin e humoristit Besart Kallaku, në debatin për çështjen “Doshi”.

Aksident i rëndë pranë Shkodrës, mjeti del nga rruga. Dy viktima dhe tre të plagosur

Postuar në 17 Mars, 2015 03:18

Nga pesë veta në makinë, dy të rinj humbasin jetën ndërsa tre pasagjerët e tjerë plagosen. Një aksident rrugor me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, rreth orës 06:30 në zonën e quajtur Ura e Bardhajve. Mjeti fuoristradë tip “Nissan” me targa AX 188 NW nën drejtimin e 33 vjeçarit Vat Fusha, humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë gjetur vdekjen pasagjerët N. K. 18 vjeç dhe A. S. 20 vjeç. Ndërkohë mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit si dhe pasagjerët T. K. 34 vjeç, dhe  A. S.

A po shkohet drejt konfliktit? Rusia kalon në stërvitje ushtarake në Veri; “Lituania përgatitet për invazionin rus”, shkruan “Reuters”

Postuar në 16 Mars, 2015 20:22

Ndërkohë që e ardhmja e konfliktit në Ukrainë nuk dihet se çfarë do të sjellë për Europën, shenjat në rajone të tjera flasin se të paktën Rusia po e përpunon si variant eventual edhe një luftë ku do të jetë vetë pjesëmarrëse. Kështu dje, presidenti rus, Vladimir Putin, i saposhfaqur pas një mungese disaditore, ka urdhëruar Flotën e Veriut të kalojë në gatishmëri të plotë me synim zhvillimin e stërvitjeve luftarake masive. Janë 41 anije luftimi, 15 nëndetëse, 110 aeroplanë dhe helikopterë me pjesëmarrje të një personeli prej 38 000 vetësh.

Operacioni "Viluni", deputeti Frroku sms në "Opinion": "Jam ndaluar nga policia, por në makinë nuk ka qenë asnjë i kërkuar"

Postuar në 16 Mars, 2015 17:56

Deputeti demokristian, Mark Frroku ka reaguar me një mesazh në emisionin “Opinion” ku po debatohej lidhur me një shkresë sekrete të policisë sipas së cilës ai ka penguar arrestimin e Bardhok Planajt, gjatë ndalimit nga forcat e rendit të automjetit të tij tetorin e kaluar në Laprakë. Në raportin sekret të policisë të publikuar nga "Abc News" thuhet se Planaj i shpallur në kërkim kërkuar për trafik droge gjatë operacionit “Vilun” në veri të vendit, ndodhej në makinën e deputetit në momentin e ndalimit.

Shënim: 4 deputetët që e çlirojnë Ramën nga barra e dekriminalizimit. A duhet të mbajë përgjegjësi kryetari i PS për futjen e tyre në parlament?

Postuar në 16 Mars, 2015 14:35

Rrjedha që po merr hetimi për dhunën e ushtruar në korridoret e parlamentit  nga deputetët Arben Ndoka e Pjerin Ndreu ndaj Gent Strazimit, çështja “Doshi” si dhe faktet e publikuara së fundmi mbi implikimin e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku në mbrojtjen e një të kërkuari për trafik droge vënë në pikëpyetje qëndrimin në parlament të dy deputetëve të mazhorancës dhe largimin nga grupi parlamentar të njërit prej ligjvënësve.

Dixhitalizimi, drejtori i TVSH-së, Martin Leka raporton se TVSH propozoi edhe vetëfinancimin. Por zvarritja nga ministria e M. Haritos vazhdon

Postuar në 16 Mars, 2015 12:43

Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka, ka qenë sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Leka ka raportuar për punën e vitit 2014, viti të cilin ai e ka vlerësuar si vit rekord sa i përket të ardhurave. “Viti 2014 është viti i rekordit të të ardhurave në buxhetin e RTSH-së, që janë realizuar në masën 111 % me planifikimin, pra me një rritje prej 11%, ose në vlerë absolute me një tejkalim prej 231,473 mijë lekësh.

Netanyahu me kartën antipalestineze në fushatë: “Nëse zgjidhem nuk do të ketë shtet palestinez. Nëse jo, do kemi fqinj Hamastanin”

Postuar në 16 Mars, 2015 11:33

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyhau, ka bërë një apel të fortë për votuesit e vendit të tij në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme që po afrojnë. Ai ka deklaruar se nëse ai fiton, nuk do të ketë shtet palestinez. “Unë mëndoj që kushdo që vepron për krijimin e një shteti palestinez she për evakuimin e territoreve i jep territore radikalëve islamikë që të sulmojnë Izraelin”, citohet ai nga e përditshmja “Haaretz”. Sipas tij, nëse kundërshtarët do të fitojnë, atëherë do të kemi në Jeruzalemin Lindor një shtet që ai e quan “Hamastan”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme