Ristani pas fakteve të reja: Rama e Meta po mbajnë peng deputetin Frroku duke e përdorur për çështjen Doshi

Me një deklaratë për shtyp nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, PD ka reguar pas raportimeve se Mark Frroku ka fshehur një trafikant droge në makinën e tij.
“Po bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit. Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës. Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori. Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj,” tha Ristani. Ai kërkoi që Meta të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë, ndërsa Rama duhet menjëherë të rrijë larg kësaj çështjeje.
a.k
Add new comment