Dogjani, ish deputeti socialist, kërkon mendimin e elektoratit demokrat për të kandiduar në Kamëz

Postuar në 17 Mars, 2015 07:21

Ish-deputeti socialist Asllan Dogjani, kërkon që të përzgjidhet nga Partia Demokratike, si kandidat për Bashkinë e Kamzës. Dogjani u largua nga PS dhe ishte kandidat për deputet në listën e PD për Tiranën zgjedhjet e fundit parlamentare, por pa mundur të fitojë. Tashmë ai kërkon që të zërë vendin e Xhelal Mziut, që ka përpara një çështje gjyqësore por besohet se do kandidohet është një herë nga PD për këtë bashki. Me një shënim në fb, Dogjani shkruan:

“Unë kam menduar që të jap kontributin tim duke u bërë pjesë e garës brenda Partisë Demokratike për të kandiduar për kryetar të Bashkisë Kamze, ku tashmë në këtë Bashki perfshihet dhe Paskuqani.

Për këtë do kërkoja të më propozoni nëpër seksione e grupseksione në rast se ju do ta gjykoni që jam i duhuri dhe që mund të bëj më shumë për ju dhe qytetarët e Kamzës.”

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.