Aksident i rëndë pranë Shkodrës, mjeti del nga rruga. Dy viktima dhe tre të plagosur

Postuar në 17 Mars, 2015 03:18

Nga pesë veta në makinë, dy të rinj humbasin jetën ndërsa tre pasagjerët e tjerë plagosen. Një aksident rrugor me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, rreth orës 06:30 në zonën e quajtur Ura e Bardhajve. Mjeti fuoristradë tip “Nissan” me targa AX 188 NW nën drejtimin e 33 vjeçarit Vat Fusha, humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë gjetur vdekjen pasagjerët N. K. 18 vjeç dhe A. S. 20 vjeç. Ndërkohë mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit si dhe pasagjerët T. K. 34 vjeç, dhe  A. S. 25 vjeç, ku nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se janë jashtë rreziku për jetën.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.