Shënim: 4 deputetët që e çlirojnë Ramën nga barra e dekriminalizimit. A duhet të mbajë përgjegjësi kryetari i PS për futjen e tyre në parlament?

Postuar në 16 Mars, 2015 14:35

Rrjedha që po merr hetimi për dhunën e ushtruar në korridoret e parlamentit  nga deputetët Arben Ndoka e Pjerin Ndreu ndaj Gent Strazimit, çështja “Doshi” si dhe faktet e publikuara së fundmi mbi implikimin e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku në mbrojtjen e një të kërkuari për trafik droge vënë në pikëpyetje qëndrimin në parlament të dy deputetëve të mazhorancës dhe largimin nga grupi parlamentar të njërit prej ligjvënësve. Pas marrjes në shqyrtim si provë të videos ku Arben Ndoka e Pjerin Ndreu godasin fizikisht deputetin Gent Strazimirin, Gjykata e Lartë me shumë gjasë mund t’i dënojë ata me vendim të formës së prerë me burg ose gjobë. Një vendim i tillë u heq automatikisht mandatin dy deputetëve socialistë, siç përcaktohet edhe në pikën (dh) të nenit 71 të Kushtetutës, ku thuhet se mandati i deputetit mbaron kur ai dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.  Pjerin Ndreu në seancat e mëparshme kishte deklaruar se nuk e kishte goditur Strazimirin, por avokati i tij mbrojtës tha këtë të hënë se ai dhe Arben Ndoka e pranojnë se e kanë qëlluar atë, por jo për shkak të detyrës. Për këtë arsye avokati i Ndreut kërkoi që kjo çështje të zgjidhet me pajtim. Është e qartë se karriget e Pjerin Ndreut dhe Arben Ndokës në parlament po lëkunden dhe dashje pa dashje ata i kursejnë kryetarit të Partisë Socialiste “sikletin” për t’i verifikuar në kuadër të marrëveshjes së 24 dhjetorit për dekriminalizimin. Rastësi ose jo, në media u publikua këtë të hënë një dokument sekret i policisë ku raportohet sesi në mesnatën mes 1 dhe 2 tetorit të vitit 2014, deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste  nuk lejoi policinë të kryente arrestimin e Bardhok Planajt, person i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si kreu i trafikut të drogës gjatë aksionit të njohur si operacioni i “Vilunit” në veri të vendit. Në procesverbalin e publikuar  nga "Abc News" thuhet se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Planaj. Gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ai ishte në vëzhgim, përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar. Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali, i dyshuari me makinën e deputetit është afruar në lokalin “Antika”. Rreth orës 1 të mesanatës të datës 2 tetor makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizon një postbllok në Kamzës, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë dhe konstatohen dyert e mbyllura. Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në drejtorin e policisë, por ai ka kundërshtuar. I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënë të lirë Bardhok Planaj, i cili që prej asaj dite rezulton në kërkim në pikat e kalimit kufitar. Në dijeni të kësaj ngjarjeje thuhet se kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri edhe kryeministri Rama. Nëse kjo çështje ndiqet penalisht, atëherë Partisë Socialiste do t'i duhet të distancohet nga deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, duke bërë një tjetër spastrim në radhët e Grupit Parlamentar. Së fundmi mbetet edhe finalja e çështjes “Doshi” që sido që të përfundojë, e lë deputetin e Shkodrës jashtë ombrellës së Partisë Socialiste. Kësisoj Rama shpëton nga katër patate të nxehta në grupin e tij pa u përcëlluar fare nga duart. Pyetja që shtrohet është nëse largimi i këtyre deputetëve “të fortë” do të shoqërohet edhe me një debat politik mbi përgjegjësinë që ka kryetari i Partisë Socialiste për futjen e këtyre emrave në parlament. Kryeministri duhet të përgjigjet se mbi ç'kritere bëri përzgjedhjen e tyre dhe të shuajë të gjitha dyshimet se ai mund të jetë shantazhuar ose paguar për t’u dhënë atyre mandatin e deputetit.

l.mitro

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Problemi eshte qe ne humbasim kohe me keta peshqit e vegjel. Don-et e mafias nuk i perlyejne duart vete, po lene ushtaret te bejne punet e pista. Dhe don mafiozet e vendit jane Rama, Meta dhe Berisha. Ata jane tre kriminelet me te medhenj, ata jane tre hajdutet me te medhenj. Kollaret me lule dhe corapet e kuqe apo hartimet ne facebook nuk e ndryshojne faktin qe perfituesit kryesor, e per rrjedhoje pengesat me te medhaja per demokratizimin e vendit, jane ata te tre.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

O Albi,  po mos u hiq o derebardhe sikur je revoltuar nga Don mafiozet e vendit. Ti nuk je asgje me teper se derivat i politikes se Berishes te gjithe njelloj hajduta jemi, prandaj shume mire jam une. Duket ashiqare qe e ke inatin me Edi Ramen.

Ta zeme se Rama dhe Meta jane peshqit e medhenj,  atehere si do i luftosh keta peshqit e medhenj pa luftuar peshqit e vegjel qe ushqejne te medhenjte. Cdo sistem korrupsioni e aq me teper mafioz, shkulet duke i prere fillimisht rrenjet e vogla, pastaj ato pak me te medhaja  dhe trungu thahet dhe bie vete, biles me shume zhurme.

Parmalenti shqiptar qe nga viti 1946  gjithmone i mbushur me kriminele ka qene. E reja eshte qe tani diskutohet hapur per kriminalitetin e tyre, madje ka edhe hetime zyrtare, eshte nje progres i vogel por i rendesishem. Nese do te kete edhe vendim Gjykate kunder tyre atehere jemi ne rrugen e duhur. As Roma dhe as Amerika nuk u bene per 1 dite por per 200 vjet, por u bene nga njerezit me vizion jo nga qyravecat dhe parazitet.

Submitted by Albi_I (not verified) on

E kuptoj. Vizon eshte te perdor Doshin per ti mbyll gojen Blushit, qe te mbash partine me cdo kusht dhe pastaj ta besh deputet.

p.s ti as nuk e di si jane bere vendet e zhvilluara te botes, keshtu qe as mos u lodh kot

Submitted by kj (not verified) on

Nuk shtrohet pyetja "a duhet te mbaje pergjegjesi apo jo Rama per keta kriminele" por pse nuk ka nje hetim nga ana e prokurorise per aktivitet mafioz nen ombrellen e nje partie (PS + LSI) te nje grupi mafioz. Rikujtoj se kur PD bojkotoi parlamentin pikerisht per de-kriminalizimin e tij, Rama thoshte poshte e larte "nuk e kuptoj se pse bojkotojne" Ja pra keshtu vepron vetem nje kryebandit e kryemafioz i trashe sa ska ku te shkoje. Megjithese mafiozlleku eshte ne veprim hashiqare fare populli nuk po tregon piken e dinjitetit per ti trguar hekurat kesaj parie te shpifur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.