Arkiv-Lajme
Të shtëna ndaj patrullës së policisë në Lazarat. Forcat RENEA dhe krerët e policisë zbarkojnë në fshat
Pas shumë kohësh qetësie, Lazarati rikthehet në qendër të vëmendjes. Ndërsa droga “rezervë” e këtij fshati vazhdon të shitet jashtë vendit, mësohet se katër persona të armatosur kanë qëlluar mbi policinë në këtë fshat. Ndoshta edhe si test ndaj reagimit të policisë këto kohë të trezuara politike, ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21, dhe shtënat erdhën nga një makinë në të cilën u gjet edhe një fenelinë policie.
Lirohet nga rrëmbyesit 43 vjeçari Gavelli. Kishte precedentë penalë, paraqitet vetë në polici
Lirohet nga rrëmbyesit 43 vjeçari Gavelli. Kishte precedentë penalë, paraqitet vetë në polici
Fshehja e pasurisë, Vangjush Dako para ILDKP, për shkak të mospërputhjeve në deklarata
“Mapo” shkruan se Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka qenë në zyrat e ILDKP për shkak të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë. Dako është parë të hyjë në orën 10:30 dhe ka dalë rreth mesditës nga zyrat e ILDKP të ditës së hënë. Sipas burimeve nga ky institucion, Dako posedon më shumë se ato që ka deklaruar dhe ka një sërë parregullsish në deklarimin e tij. Ende nuk dihet nëse do të bëhet një kallëzim penal nga ana e ILDKP për të, por nëse do të bëhej kjo do t’i kompromentonte seriozisht pozitat e tij për kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme.
Bregu në “Ora News”: Nuk kandidoj për bashkinë e Tiranës, kam angazhime të tjera
Majlinda Bregu nuk do të jetë kandidatja e opozitës për bashkinë e Tiranës më 21 qershor. Nga Studio e “Ora News”, deputetja demokrate u ka dhënë fund të gjitha aludimeve duke deklaruar se ka shumë angazhime mbi supe të cilat do t’i çojë përpara. Bregu foli edhe për takimin e komitetit të Stabilizim Asociimit “Unë kam detyrat të cilat nuk më duket se janë pak dhe janë plot dhe për më tepër vazhdoj të besoj se vendimmarrja nuk është çështje ambicje personale”, tha Bregu.
“Koha Ditore”/ 250 mijë euro për eliminimin e Xhavit Halitit, dëshmitari tregon “planin e vrasjes”
Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë i njëjti alarm për eliminimin e politikanëve të lartë. “Koha Ditore” shkruan sot se Prokuroria e Shtetit ka një dëshmi për një plan vrasjeje me pagesë të Xhavit Halitit. Në dëshminë në formë deklarate të shkruar thuhet se vrasja ishte paguar 250 mijë euro nga Ibrahim Kelmendi, ndërsa ekzekutimin do të duhej ta kryente Florim Ejupi. Një dëshmitar që pretendon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje, kërcënime, shantazhe e kidnapime, është deklaruar i gatshëm të tregojë para Prokurorisë për këtë që ai e ka quajtur plan.
“Gazeta Shqiptare”/ Gjergj Bojaxhi hyn në garë “i pavarur” për bashkinë e Tiranës
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ” Gjergj Bojaxhi kërkon të konkurrojë për bashkinë e kryeqytetit. Ishdrejtori i KESH, ish/zëvendësministër i Ekonomisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, së shpejti pritet ta shohim ndryshe, kandidat i pavarur në garën për qytetarin e parë të Tiranës. Sipas “Gazeta Shqiptare”, Gjergj Bojaxhi erdhi në politikë përmes KOPit të PDsë, por tashmë ka shkëputur lidhjet me të dhe ka vendosur të qëndrojë në politikë, por duke rifilluar me një garë ndryshe, atë të kandidimit si i pavarur për postin e kreut të Bashkisë së Tiranë.
“Panorama”/ Intervista ekskluzive e Fation Skënderit: Atentati ndaj meje, i lidhur me videon e Bamit për vrasjen e Doshit
“Panorama” sot boton një intervistë ekskluzive me personi nqë akuzohet nga Tom Doshi si porositësi i vrasjes së dy deputetëve. Fation Skënderi, tregon për “Panorama” lidhjet e tij me personat që përmenden në videon e Durim Bamit. Gjatë intervistës ekskluzive dhënë për gazetën “Panorama”, Fation Skënderi shprehet se nuk ka asnjë njohje as me Doshin, me Kryemadhin, Metën, apo me prokurorin e Krimeve të Rënda. Duke treguar per personat që e implikojnë në çështjen “Doshi”, ai thotë se historia ka sjellë shumë shqetësime në familjen e tij.
Shqipëria mes koncesioneve - dje dhe sot. Rasti i rrugës Durrës-Kukës
Qysh përpara zgjedhjeve të vitit 2009, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaronin se do të ishte qeveria e drejtuar prej tyre që do të përfundonte ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Koha e provoi të vërtetë këtë premtim, ndonëse ai lidhej me fitoren e zgjedhjeve që në atë kohë. Projekti më i madh infrastrukturor në Shqipëri është zyrtarisht i papërfunduar, edhe pse ish-kryemimistri Sali Berisha preu shirita dhe priti në ceremoni të posaçme homologët Hashim Thaçi dhe Recep Tayip Erdogan.
Berisha nuk i përmend as emrin Fevziut: Statusi: “Çfarë nuk pyet dot drejtuesi i "Opinionit"? Debati televiziv i dominuar nga krimi!”. Fevziu e vlerëson si gazetar vullnetar
Zënka e përfolur mes ish-kryeministrit Berisha dhe gazetarit Blendi Fevziu para zgjedhjeve të 23 qershorit ka vijuar me një tjetër episod në 2015 që tregon se diferencat mes tyre janë të thella. Berisha ka bërë një koment për emisionin e të martës në mbrëmje në emisionin “Opinion” ku ka ngritur disa pyetje mbi mënyrën sesi Fevziu ka moderuar emisionin që kishte në fokus çështjen “Doshi”. Ish-kryeministri teksa rendit disa nga pyetjet që sipas tij drejtuesi i emisionionit (pa i përmendur emrin) nuk i bën dot në emisionin që sipas tij është i dominuar nga krimi
Bashkësia Islame e Kosovës shkarkon Shefqet Krasniqin si Imam të Xhamisë së Madhe në Prishtinë
Gazeta “Express” raporton se Bashkësia Islame e Kosovës ka shkarkuar Shefqet Krasniqin, i cili ishte imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Gazeta i referohet vetë Krasniqit, i cili e ka deklaruar këtë gjatë një interviste në radio. “Ai ka thënë se pas janarit nuk po ligjëron më në këtë xhami, shkaku i shkarkimit të tij. Por, hoxha në fjalë, thotë se përkundër që nuk është më imam në ndonjë xhami, ai do të punojë dhe shërbej në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste të tilla”, shkruan “Express”.