Arkiv-Lajme

Alarmet false për bombë, Didi dhe Totozani analizojnë situatën dhe bëjnë apel për t’i dhënë fund

Postuar në 20 Mars, 2015 07:05

Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit i ftojnë qytetarët shqiptarë të bashkëpunojnë me uniformat blu me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa u kërkojnë qytetarëve të mos abuzojnë me alarmet fals për bombë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Avokati i Popullit Igli Totozani zhvilluan një takim në lidhje me situatën shqetësuese të alarmeve të rreme për bombë. Më pas përmes një deklarate për shtyp i bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të shikojnë me seriozitet dhe të bashkëpunojnë për të ruajtur mjedisin e sigurisë dhe për të eliminuar këtë fenomen.

Vjenë/ Lufta kundër terrorizmit, Tahiri dhe Bushati mbështesin takimin për bashkëpunim

Postuar në 20 Mars, 2015 06:02

Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, marrin pjesë në konferencën e Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të Jashtëm të Ballkanit dhe të BE mbi çështjen e luftës kundër terrorizmit. Ministri Tahiri u shpreh gjatë kësaj konference se forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor, janë themelore në luftën kundër terrorizmit. “Duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Roli dhe angazhimi i Shqipërisë, kryesor në rajon. Shqipëria është një vend me harmoni fetare shembullore. Duhet të përballojmë rreziqet duke bashkëpunuar.

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, Gjykata jep 1.9 muaj burg për ish përgjegjësin e Arkës

Postuar në 20 Mars, 2015 04:50

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin prej 1 vit e 9 muaj burgim për Petrit Ramohitajn, ish-përgjegjësin e arkës në Bankën e Shqipërisë i akuzuar për shpërdorim detyre në kuadër të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë. Vendimi për Rahmonitajn erdhi pasi Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për të. Ish-Përgjegjësi i arkës, pas hetimit të kryer nga prokuroria u gjet fajtor për shkelje të nenit përkatës, ku flitet për “Shpërdorim Detyre”. Rahmonitaj u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë më 31 korrik 2014.

“INA”/ Në Maqedoni po vazhdojnë skenarët e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare

Postuar në 20 Mars, 2015 03:12

Agjensia e lajmeve “INA” shkruan se në Maqedoni po vazhdojnë skenarët e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare, sesa idetë për unifikim. Sipas “INA”-s së fundi skenës politike i janë shtuar edhe subjekte të reja politike, të cilat në mungesë të unitetit do të ndikojnë edhe më tepër në përçarjen e votës shqiptare dhe defokusimin e elektoratit shqiptar, që në një situatë e tillë gjithnjë kanë dominuar dhe përfituar dy forcat më të mëdha BDI dhe PDSH.

“Të Paeksopozuarit” / Frroku mban të njëjtin qëndrim: S’e informova Doshin për vrasje, në makinën time asnjë trafikant droge

Postuar në 20 Mars, 2015 02:23

Deputeti Mark Frroku, gjatë një intervistë ekskluzive te emisionit “Të  Paeksopozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipit, rrëfeu  për më shumë se dy orë të vërtetën mbi çështjen Doshi. Duke pranuar miqësinë politike dhe në biznes me Doshin, Frroku jo vetëm mohon të ketë bërë informatorin e atentatit, por madje thotë se me ngjarjen u njoh vetëm në media kur deputeti Tom Doshi denoncoi publikisht. Frroku mohon njohjet me Durim Bamin, ndërsa me Dritan Priftin thotë se e ka lidhur vetëm biznesi.

Publikohet sondazhi për Indeksin e Daljes në Pension, Shqipëria e 71-ta në listë, humb 6 vende nga 2014

Postuar në 20 Mars, 2015 02:15

“Monitor” shkruan për Indeksin e Daljes në Pension dhe se cilat vende favorizojnë dhe garantojnë cilësi jetese dhe standart shëndetësor. “Monitor” bën të ditur se për vitin 2015, sipas “The Natixis Global Retirement Index”, Shqipëria renditet e 71-ta në listë, duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia (116), Serbia (93) dhe Greqia (76). Por, ka humbur 6 vende krahasuar me raportin e vitit 2014. “The Natixis Global Retirement Index” ka rankuar 150 shtete në të gjithë botën, për nga indeksi i pensionit, studim i cili zhvillohet çdo vit.

Serbët paralajmërojnë veprime politike në mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes një “Asociacioni të fuqishëm”

Postuar në 20 Mars, 2015 02:03

“Koha Ditore” shkruan sot se serbët kanë paralajmëruar veprime të përbashkëta politike në mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes një “Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”. Ky është qëndrimi që ka dalë nga takimi i fundit ndërmjet përfaqësuesve serbë të Kosovës dhe atyre të Beogradit. Por Lista Serbe që ka një marrëveshje koalicioni me PDK-në e LDK-në nuk e ka bërë të qartë nëse do të kthehen në institucionet e Kosovës. Përkundër kësaj, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nga java e ardhshme pritet të ketë lëvizje serioze sa i përket rikthimit të Listës Serbe në institucione.

“Gazeta Shqiptare”/ Gërveni mbrohet në gjykatë: Uniforma me gradën e admiralit, faji i Shtabit, jo imi. Kështu ma sollën nga Tirana

Postuar në 20 Mars, 2015 01:55

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Kristaq Gërveni, ish­përfaqësuesi ushtarak në misionin e Shqipërisë në NATO, kërkoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, duke këmbëngulur se akuzat ndaj tij kanë prapavijë politike. Prokuroria e akuzon Gërvenin, se në kundërshtim me ligjin, ka mbajtur në takime të nivelit të lartë shenjat dalluese të gradës ushtarake admiral, në një kohë që gëzon gradën e kundëradmiralit.

“Panorama” publikon faturat e shpenzimeve dhe sponsorin për drekën që i’u shtrua Ramës në Milano

Postuar në 20 Mars, 2015 01:49

“Panorama” shkruan se ish-kandidati i PS­së në Lezhë, Eduard Ndocaj i është përgjigjur Presidentit të shoqatës “Albania e Futuro”, Astrit Çela, për një drekë që iu shtrua Edi Ramës në Milano. Fillimisht ishte Ndocaj që akuzoi Ramën si mosmirënjohës dhe i kujtoi se kishte paguar 6 mijë euro për drekën në Itali për të dhe disa deputetë socialistë. Një ditë më parë përmes një letre në gazetën “Panorama” Astrit Çela publikoi fotografitë e faturave që ai kishte paguar për këtë drekë.

Tjetër shkëmbim zjarri në një aksion antidrogë në Vlorë. Plagoset lehtë një polic, arrestohen 4 persona

Postuar në 19 Mars, 2015 15:13

Dy ditë pas përplasjes me armë në Lazarat mes policisë dhe disa personave që udhëtonin me një mjet fuoristradë tip”Mitsubishi”, forcat e rendit kanë ndeshur në rezistencën e një tjetër grupi trafikantësh në Vlorë. Në një komunikatë të orëve të mbrëmjes këtë të enjte, policia e Vlorës bëri të ditur se gjatë operacionit antidrogë të koduar “Jeep” policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike çokollatë si dhe katër arrestuar kat persona, të cilët kanë hapur zjarr në momentin që policia ka ndërhyrë duke plagosur lehtë edhe një efektiv policie.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme