Arkiv-Lajme

Abdulla Oçalan, lideri i burgosur kurd kërkon paqe me Turqinë

Postuar në 21 Mars, 2015 12:03

Lideri i burgosur i rebeleve kurde Abullah Oçalan përcolli një mesazh paqeje, qw konsiderohet një hap kyç për t’i dhënë fund një konflikti 30-vjeçar tw armatosur me Turqinë. Me rastin e Novruzit, Vitit të Ri kurd, Oçalan deklaroi me anë të një mesazhi se kishte ardhur koha t’i jepej fund urrejtjes dhe historisë destruktive mes dy palëve dhe të kërkohej paqja, demokracia dhe vëllazëria. Mesazhi i tij u lexua me zë të lartë në qytetin juglindor të Dijarbakirit, pasi Oçalan ndodhet në burgim të përjetshëm për betejën e dhunshme që ka bërë partia e tij përballë Turqisë.

Doshi: Nuk kam bërë kallëzim të rremë dhe nuk kam kanosur njeri, problemi më i madh është Prokurori i Përgjithshëm

Postuar në 21 Mars, 2015 11:14

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, është mbledhur prej pasdites në orën 17:00 për të shqyrtuar kërkesën Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hapur rrugë arrestimit të deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku. I pari që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ishte deputeti Tom Doshi rreth orës 17:05 dhe në orën 17:37 ka mbërritur deputeti Mark Frroku, i cili edhe pse hyri i fundit doli i pari duke qëndruar jo më shumë se 17 minuta. Pas tij ka dale dhe Tom Doshi. “Unë nuk kam bërë kallëzim prandaj nuk ka kallëzim të rreme. Të treja akuzat nuk qëndrojnë.

Të hënën, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn, viziton për herë të parë Tiranën. Bashkë me Ramën kryesojnë raundin e pestë të dialogut Shqipëri-BE

Postuar në 21 Mars, 2015 09:59

Qëndrimin e Brukselit për çështjen “Doshi”  që po mban të mbërthyer politikën shqiptare, pritet ta përforcojë nga Tirana, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, i cili  do të vizitojë Shqipërinë më 23 dhe 24 mars 2015 për t’u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe Shqipërisë.

Ilir Meta ‘shmang përplasjen’ me Doshin, tërhiqet nga kreu i Këshillit të Mandateve. Vangjel Dule merr drejtimin

Postuar në 21 Mars, 2015 07:46

“Panorama” shkruan se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i akuzuar direkt nga deputeti i Shkodrës Tom Doshi si porositës për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, ka zgjedhur të mos jetë drejtues i mbledhjes së sotme të këshillit të Mandateve, në të cilën pritej edhe përballja mes tij dhe deputetit të përjashtuar nga PS­ja. Këshilli Parlamentar për imunitetet, i cili përbëhet nga 9 anëtarë dhe që pritej të kryesohej prej kreut të Kuvendit, Ilir Meta, do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë.

Basha në protestë: Ilir Meta dhe Edi Rama janë përfshirë në luftë bandash me skenarë vrasje

Postuar në 21 Mars, 2015 06:07

Vijoi edhe sot paradite në Durrës protesta e opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur para protestuesve kërkoi dekriminalizimin e Kuvendit dhe të administratës dhe akuzoi Ramën e Metën se Rama ia dolën që me pushtetin që kanë të manipulojnë hetimin dhe të fusin procesin në hullinë e përcaktuar nga vetë ata kur skandali plasi sheshit. “Ilir Meta dhe Edi Rama janë përfshirë në luftë bandash me skenarë vrasje, eliminim fizik mes njëri tjetrit, për pazare, hesape, tendera, privatizime, kontrolle territoresh. Këto janë arsyet e vërteta të përplasjes.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, flet për programin bërthamor: Nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet me negociata

Postuar në 21 Mars, 2015 05:45

“AFP” njofton se presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe se një marrëveshje ishte e mundshme për programin bërthamor, ndërkohë që negociatat me fuqitë e mëdha do të rifillojnë të mërkurën e ardhshme në Zvicër. “AFP sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Irna” citon presidenti iranian: “Mendoj se një marrëveshje është e mundshme. Nuk ekziston asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe pala tjetër duhet të marrë vendim përfundimtar për këtë”, deklaroi Rohani.

Blendi Fevziu për “Panorama Plus”: Ja pse u prish miqësia me Sali Berishën

Postuar në 21 Mars, 2015 04:59

Në një intrevistë për “Panorama Plus” që është dhe suplementi i së shtunës në gazetën “Panorama” , gazetari Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e emisionit “Opinion”, raportet e tij me politikanët e njohur dhe tregon pse prezenca e tyre në studio, është gjithnjë më e rrallë. Blendi Fevziu nuk ngurron të flasë për marrëdhëniet personale që ka me disa prej politikanëve.

Gjinushi për revistën “Java”: Ja pse u takova me Dritan Priftin

Postuar në 21 Mars, 2015 04:42

Në një intervistë për revistën “Java”, kryetari i PSD, Skënder Gjinushi,  thotë se problemi më i madh i kësaj mazhorancë është kalimi nga sulmi në mbrojtje. “Ky kalim i shumicës nga sulmi në mbrojtje, nga akuzuese në të akuzuar, në luftën ndaj krimit e korrupsionit, përbën dështimin më të madh në rrafshin politik,” tha Gjinushi. I pyetur për takimin e tij me Dritan Priftin, Gjinushi thotë se ka pasur shumë spekulime.

“Pax Albanica” në Shkup/ Nano: Radikalizmi rrezikon seriozisht kombin

Postuar në 21 Mars, 2015 04:24

“Pax Albanica” u promovua dje në Qendrën Informative Kulturore në Shkup duke zgjuar debate mbi rëndësinë e ruajtjes së harmonisë fetare ndër shqiptarë. “Shqiptarët krenohen me tolerancën fetare dhe bëjnë mirë. Është tashmë një traditë e pamohueshme fakti, që midis feve në Shqipëri, në historinë e shekullit të fundit, por edhe më parë nuk janë vënë re fërkime serioze, e aq më pak konflikte”. Kështu është shprehur dje në Shkup analisti Mustafa Nano, gjatë promovimit të librit të tij “Pax Albanica”.

Akuzat e kryeprokurorit: Prokuroria Speciale ka ndihmuar Serbinë me dokumente për fletarrestet ndërkombëtare ndaj kosovarëve

Postuar në 21 Mars, 2015 04:12

Gazeta “Exspress” shkruan se Kryeprokurori i Kosovës, Syle Hoxha, para disa ditëve, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas Hoxhës, kjo Prokurori i ka dhënë dokumente Prokurorisë së Serbisë e cila pastaj ka lëshuar fletarreste për qytetarët e Kosovës. “E nderuara znj. Morina,ju jeni afërsisht nëntë muaj Kryeprokurore e PSRK dhe pothuajse 6 apo 7 vite zëvendëskryeprokurore. Për tërë këto vite si i arsyeton qindra mijëra euro pagë dhe nuk keni as dhjetë aktakuza për tërë ketë kohë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme