Basha në protestë: Ilir Meta dhe Edi Rama janë përfshirë në luftë bandash me skenarë vrasje

Postuar në 21 Mars, 2015 06:07

Vijoi edhe sot paradite në Durrës protesta e opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur para protestuesve kërkoi dekriminalizimin e Kuvendit dhe të administratës dhe akuzoi Ramën e Metën se Rama ia dolën që me pushtetin që kanë të manipulojnë hetimin dhe të fusin procesin në hullinë e përcaktuar nga vetë ata kur skandali plasi sheshit. “Ilir Meta dhe Edi Rama janë përfshirë në luftë bandash me skenarë vrasje, eliminim fizik mes njëri tjetrit, për pazare, hesape, tendera, privatizime, kontrolle territoresh. Këto janë arsyet e vërteta të përplasjes. I akuzuari për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, Ilir Meta dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Edi Rama ia dolën që me pushtetin që kanë të manipulojnë hetimin dhe të fusin procesin në hullinë e përcaktuar nga vetë ata kur skandali plasi sheshit. Kam pasur takime të rëndësishme e domethënëse të zyrtarëve të lartë të Europës. Të gjithë shprehin habi dhe shok si kryetari i kuvendit nuk dha dorëheqjen për të lejuar një hetim të plotë e të paanshëm”, tha Lulzim Basha.

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Me kalama se ky nuk me kane zene syte dhe nuk me kane degjuar veshet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.