Arkiv-Lajme

Avokati i Tom Doshit: Prokuroria ka shkelur procedurat, të tërheqë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe kontroll të banesës së deputetit

Postuar në 23 Mars, 2015 08:43

Avokati mbrojtës i Tom Doshit i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të tërheqë kërkesën drejtuar kuvendit  për heqjen e imunitetit të deputetit, për rrjedhojë edhe ndalimin e kontrollit të banesës së tij.  Në një letër drejtuar kryeprokurorit Llalla, avokati i Doshit sqaron se në rastin e deputetit të Shkodrës nga ana e prokurorisë nuk janë respektuar kërkesat e ligjit si dhe janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese dhe procedurale.

Ndërtimet tek diga e liqenit, gjobë kompanisë për ndotjen e mjedisit për shkak të punimeve. Pezullimi nuk ka gjasë

Postuar në 23 Mars, 2015 08:05

Një gjobë në digën e liqenit, jo për ndërtimin e pallatit por për ndotjen e mjedisit për shkak të ndërtimit. Kompania “Gener 2” është gjobitur me një shumë prej rreth 10 milionë lekë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, lidhur me ndërtimet e kompleksit të pallatit 17-katësh që po kryen tek diga e Liqenit Artificial.Sipas komunikatës së ISHM, masa administrative e gjobës është marrë jo për ndërtimet që po kryhen, por për pastrimin e munguar të terrenit përreth.

Kroati që arrestoi kryeministrin Sanader, kryeprokurori Cvitan takohet me Llallën dhe trajnon prokurorët shqiptarë

Postuar në 23 Mars, 2015 07:53

Kryeprokurori kroat, Dinko Cvitan, i cili 5 vite më parë ka urdhëruar arrestimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, për të kryesuar një trajnim me prokurorët e krimeve të rënda në vendin tonë. Cvitan ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet zyrës së BE-së dhe programin Euralius. Cvitan ka patur dhe një takim me kryeprokurorin Llalla të mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa pritet që nga nesër në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda të nis trajnimi i njëzet hetuesve shqiptarë.

PD nis betejën me krimin. Fton deputetët me rekorde kriminale t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të japin dorëheqjen nga mandati. Halimi thotë se pas moralit vjen kushtetuta

Postuar në 23 Mars, 2015 07:42

Një përfaqësi deputetësh të opozitës  e përbërë nga deputetët Eduart Halimi, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi prezantuan para mediave platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës. Përtej aspekteve teknike që përmban ky dokument dhe që do t’i propozohet komisionit parlamentar të dekriminalizimit, ku veçohet dispozita kushtetuese që parashikon ndërprerjen e mandatit për  deputetët që dalin me rekorde kriminale, opozita e lidh pastrimin e politikës edhe me vetë moralin e deputetëve.

Një mesazh nga takimi i Metës me prokurorin kroat. Shqipëria nën shembullin e Kroacisë, arrestimi i ish-kryeministrit i hapi rrugë integrimit në BE. A është sinjal për Berishën?

Postuar në 23 Mars, 2015 05:37

Në kulmin e debatit politik mbi dekriminalizimin dhe dilemën nëse do të arrestohen dy deputetët  Mark Frroku e Tom Doshi për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit, kryetari i kuvendit Ilir Meta sheh si të nevojshme intensifikimin e luftës kundër korrupsionit sipas shembullit që ndoqi Kroacia para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një proces që u parapri nga arrestimi për korrupsion i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader ne vitin 2010, eksperincë që kreu i kuvendit Ilir Meta e sheh si të dobishme për suksesin e Shqipërisë në këtë drejtim.

Doshi paraqet raport mjekësor, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Të mërkurën, dëgjesë e hapur për mediat

Postuar në 23 Mars, 2015 05:27

Pasi deputeti Doshi paraqiti një raport mjekësor përmes avokatit të tij Vladimir Meçe, ku theksohej se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ishte në kushte të favorshme për të parashtruar para deputetëve mbrojtjen e tij, as sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk mundi të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.

Dy qeveri në Pallatin e Kongreseve. Rama: Është turp për BE-në që mban regjimin e vizave me Kosovën

Postuar në 23 Mars, 2015 04:27

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes së mysafirëve, dy qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë mbledhur sot në Tiranë ku pritet të nënshkruhen marrëveshje për arsimin, ekonomin, sigurinë, bujqësinë dhe tregtinë. Mbledhja e përbashkët zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nën moton “Një tokë, Një popull, Një ëndërr”. Takimi u çel me fjalën përshëndetëse nga dy kryeministrat Rama e Mustafa. Rama nuk ka ngurruar ta quajë turp për BE-së, mos-heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Rusia kërcënon Danimarkën me sulme nëse i bashkohet mbrojtjes raketore të NATO-s

Postuar në 23 Mars, 2015 03:15

Radio Evropa e Lirë njofton se Rusia ka kërcënuar të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore, nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. REL i referohet një deklarimi nga  

ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, dhënë gazetës daneze Jyllands-Posten, se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë. “Nëse kjo ndodh, danezët e dinë mirë se anijet luftarake daneze kthehen në shënjestra për raketat ruse”, tha Vanin.

Intervista në “Gazeta Shqiptare/ Mark Frroku: Me Tomën nuk komunikoj më, kërkesa për arrestimin tim një precedent që ndodh për herë të parë në 25 vite

Postuar në 23 Mars, 2015 02:06

Deputeti kristiandemokrat  Mark Frroku e ka cilësuar kërkesën e organit të akuzës drejtuar parlamentit për arrestimin e tij, si denigruese dhe veprim të papërgjegjshëm. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, deputeti shprehet se ai i qëndron deklaratës që ka bërë në fillim në prokurori dhe se ajo është e vërteta. Sipas Frrokut, kërkesa për arrestimin e tij është një precedent që ndodh për herë të parë në 25 vite. “Të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është parë”, shprehet deputeti kristiandemokrat.

“Koha Ditore”/ Asociacioni i Komunave hyn në Kushtetutën e Serbisë, qeveritarët e Kosovës nuk do pranojnë asnjë kusht të Listës Serbe që del jashtë kornizave të Kushtetutës

Postuar në 23 Mars, 2015 02:02

“Koha Ditore” shkruan se presioni i Listës Serbe për krijimin e Asociacionit është shtuar për shkak se Serbia do të nisë ndryshimet kushtetuese, dhe në kuadër të tyre synon krijimin e një amendamenti të veçantë për Asociacionin. Mundësia e hartimit të një amendamenti kushtetues, ku do të ridefinohej prezenca e Serbisë në Kosovë, është plan i mëhershëm i politikës serbe, shkruan Koha Ditore. Megjithëse një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar ende, sipas njohësve të rrethanave, ky është rreziku të cilin Qeveria e Kosovës duhet ta parandalojë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme