Rusia kërcënon Danimarkën me sulme nëse i bashkohet mbrojtjes raketore të NATO-s

Radio Evropa e Lirë njofton se Rusia ka kërcënuar të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore, nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. REL i referohet një deklarimi nga
ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, dhënë gazetës daneze Jyllands-Posten, se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë. “Nëse kjo ndodh, danezët e dinë mirë se anijet luftarake daneze kthehen në shënjestra për raketat ruse”, tha Vanin.
Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard (foto), ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj. NATO ka thënë se mburoja raketore ka për qëllim mbrojten nga vendet si Irani. Ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Kopenhagë ka reaguar edhe NATO-ja.
a.k
Add new comment