Avokati i Tom Doshit: Prokuroria ka shkelur procedurat, të tërheqë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe kontroll të banesës së deputetit

Avokati mbrojtës i Tom Doshit i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të tërheqë kërkesën drejtuar kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit, për rrjedhojë edhe ndalimin e kontrollit të banesës së tij. Në një letër drejtuar kryeprokurorit Llalla, avokati i Doshit sqaron se në rastin e deputetit të Shkodrës nga ana e prokurorisë nuk janë respektuar kërkesat e ligjit si dhe janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese dhe procedurale.
Sipas tij, dispozita 4 e ligjit procedural në Kodin Penal parashikon se me regjistrimin e emrit në regjistrin e personave të cilëve u atribuohet vepra penale, individi qe akuzohet duhet të njoftohet që ndaj tij po kryhen hetime, duhet t’i njoftohen faktet për të cilat po hetohet dhe provat që kanë krijuar dyshimin serioz se ai ka krijuar veprën penale për të cilën është në ndjekje penale.
Kjo dispozitë sipas avokatit të Doshit e detyron organin e akuzës që të kryeje të njëjtat veprime me personin nën hetim siç kryen edhe me të pandehurin.
l.m
Add new comment