Intervista në “Gazeta Shqiptare/ Mark Frroku: Me Tomën nuk komunikoj më, kërkesa për arrestimin tim një precedent që ndodh për herë të parë në 25 vite

Postuar në 23 Mars, 2015 02:06

Deputeti kristiandemokrat  Mark Frroku e ka cilësuar kërkesën e organit të akuzës drejtuar parlamentit për arrestimin e tij, si denigruese dhe veprim të papërgjegjshëm. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, deputeti shprehet se ai i qëndron deklaratës që ka bërë në fillim në prokurori dhe se ajo është e vërteta. Sipas Frrokut, kërkesa për arrestimin e tij është një precedent që ndodh për herë të parë në 25 vite. “Të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është parë”, shprehet deputeti kristiandemokrat. Frroku sqaron në intervistë të vërtetën e tij për njohjen me Durim Bamin, sqaron akuzat se në makinën e tij ka fshehur një të kërkuar për trafik droge, si dhe marrëdhënien e tij me Tom Doshin pas gjithë kësaj historie.  “Unë akuzohem për dëshmi të rreme, që edhe ajo nuk ekziston, është e paprovuar dhe unë kam thënë të vërtetën. I përmbahem pikë për pikë dëshmisë që kam dhënë, por që të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është parë. Vetëm kjo akuzë rëndon mbi mua, për momentin. Vetëm dëshmia e rreme para prokurorit, që edhe kjo duhet provuar nga prokuroria, sepse ata nuk kanë asnjë lloj prove” ka thënë Mark Frroku për “Gazeta Shqiptare”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.