Arkiv-Lajme

Eurodeputeti gjerman Nietan për çështjen “Doshi”: S’duhet bërë fjalë për dorëheqjen e Metës, por për hetim e zbardhje të së vërtetës

Postuar në 21 Mars, 2015 04:05

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar gjerman për çështjet europiane dhe anëtari i komisionit të jashtëm, Dietmar Nietan flet në një interviste për “Deutsche Welle” mbi zhvillimet aktuale dhe nevojën urgjente të ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri. Sipas tij, pavarësisht nga zhvillimet aktuale në Shqipëri ajo që duhet të ndryshojë është kultura politike, konkurrenti politik nuk është armik që duhet eliminuar.

“Mapo”/ Prokurori Xholi i dekoruar nga SHBA përgatiti prangat për Doshin

Postuar në 21 Mars, 2015 02:33

“Mapo” shkruan sot se ishin amerikanët ata që mbajtën një qëndrimi të ashpër ndaj deputetit Tom Doshi. Menjëherë pas deklaratave të para të tij, ata thanë se ai është i implikuar në krime. Ndërkohë që kishte nisur hetimi, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rrënda u vendos Adnan Xholi, 40 vjeç. Ai zëvendësoi Eugen Becin, i përfolur nga Doshi si i implikuar në këtë aferë.

“Panorama” zbardh akuzat e Prokurorisë për dy deputetët: Doshi sajoi ngjarjen, Frroku gënjeu kur tha se nuk e lajmëroi Tomën dhe nuk njihte Bamin

Postuar në 21 Mars, 2015 02:21

“Panorama” shkruan sot se pa kaluar ende tri javë nga nisja e hetimeve për akuzat e bëra publike në lidhje me “skenarin për vrasjen e dy deputetëve”, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur një skenar të tillë. Pas një analize për më shumë se tri orë me katër prokurorët që kryen hetimet paraprake, kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla, ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë “Panorama” ka zbardhur dhe akuzat për dy deputetët.

Pas kërkesës së Prokurorisë, dy deputetët para Këshillit të Mandateve. Pritet përballja Meta­-Doshi

Postuar në 21 Mars, 2015 01:24

Sot pasdite, në orën 17:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, pritet të mblidhet e të diskutojë rreth kërkesës së Prokurorisë për t’i dhënë autorizim për ndjekje penale ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Për shkak se kreu i Parlamentit, Ilir Meta është njëherazi edhe kryetar i këtij Këshilli sot pritet edhe përballja e parë e tij me Tom Doshin pas akuzave publike që detyruan Prokurorinë të nisë hetimet.

Raporti i BERZH/ Shqipëria, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me potenciale të mëdha energjetike

Postuar në 21 Mars, 2015 00:59

Pasiguria energjetike po e nxit Evropën që të kërkojë një zgjidhje në Ballkanin Perëndimor. “Monitor: shkruan se raporti më i fundit i BERZH tregon se Energjia në Evropë, tashmë ka kthyer “sytë” nga Ballkani Perëndimor. Shqipëria, si një ndër vendet ballkanase, ka burime të pasura të energjisë së rinovueshme, që Evropës i duhet.

Shqipëri-Kosovë, 6 ministri do të bëjnë prezantime konkrete në mbledhjen e përbashkët të dy kabineteve, që do të zhvillohet më 23 mars në Tiranë

Postuar në 21 Mars, 2015 00:42

Të hënën më 23 mars do të mbahet në Tiranë mbledhja e dytë e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat dhe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve. Ende nuk është përpiluar agjenda zyrtare, por sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Jashtme mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 10:45 do të nis mbledhja e dy qeverive.

Britania krijon fondin për Qeverisjen e Mirë. Përfitojnë Serbia-Bosnja-Ukraina-Moldavia-Gjeorgjia. Arsye zyrtare: Stabiliteti në rajon dhe presioni rus

Postuar në 20 Mars, 2015 17:40

Britania e Madhe ka bërë të njohur krijimin e një fondi shumëvjeçar që do t’u akordohet pesë qeverive të Europës Lindore. Fondi për Qeverisjen e Mirë, i njoftuar nga kryeministri David Cameron në Samitin e BE- së në Bruksel, do të sigurojë vetëm vitin e parë 20 milionë stërlina për qeveritë e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të gjitha vende ku ndikimi rus është i rëndësishëm. “Duke e siguruar se do të kemi partnerë të fuqishëm në kufijtë e BE-së, jo vetëm që është esenciale për sigurinë e Britanisë, por edhe për prosperitetin tonë afatgjatë.

Kreu i Agimit të Artë, Michaloliakos, lë qelitë e burgut. Në fund të marsit lirohet edhe drejtuesi tjetër Christos Pappas

Postuar në 20 Mars, 2015 16:35

Drejtuesit e Agimit të Artë, të mbajtur për më shumë se një vit në burg, kanë konsumuar dënimin dhe po lënë qelitë. Sot ka dalë kreu i partisë greke të ekstremit të djathtë, Nikolaos Michaloliakos dhe deputeti Yannis Lagos. Michaloliakos del pas 18 muajve në qeli dhe do të qëndrojë ende në arrest shtëpiak. Ai ka të drejtë të ndjekë punimet në parlament, por jo të largohet nga vendi. Më 29 mars pritet të dalë edhe Christos Pappas, i dënuar po ashtu me 18 muaj burg.

Ka parlamentarë gjermanë që mendojnë se Meta nuk duhet të japë dorëheqjen. Madje brenda CDU-së

Postuar në 20 Mars, 2015 13:02

Parlamentarët gjermanë janë mesa duket të ndjeshëm ndaj koniunkturës politike dhe ia përshatasin qëndrimet pikërisht luhatjeve të saj. Të paktën në raport me Shqipërinë. Ose sot janë më të sqaruar. Opozita shqiptare e trumbetoi me të madhe deklaratën e europarlamentarit Elmar Brok që apelonte për dorëheqjen e Ilir Metës. Sot një parlamentar gjermna i CDU-së, Olav Gutting, i ka dhënë një intervistë “Top Channel” ku mendon të kundërtën.

Nga Grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA hiqen emrat e Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Pjerin Ndreut. Ervin Bushati në krye te shoqatës së miqësisë Shqipëri-Australi

Postuar në 20 Mars, 2015 12:39

Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Top Channel”, informon se që prej pasdites së të premtes, në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit.  Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko.  Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvendësuar nga ai i Ervin Bushatit

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme