Raporti i BERZH/ Shqipëria, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me potenciale të mëdha energjetike

Pasiguria energjetike po e nxit Evropën që të kërkojë një zgjidhje në Ballkanin Perëndimor. “Monitor: shkruan se raporti më i fundit i BERZH tregon se Energjia në Evropë, tashmë ka kthyer “sytë” nga Ballkani Perëndimor. Shqipëria, si një ndër vendet ballkanase, ka burime të pasura të energjisë së rinovueshme, që Evropës i duhet. Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia “mund të luajnë një rol në përmirësimin e sigurisë përmes investimeve të mundshme në terminalet e gazit të lëngshëm natyror dhe tubacionet e reja të gazit. ” Raporti i bankës shtoi se ndërsa vitet e një investimi të ulët, të kombinuara me përparimin e ngadalshëm me reformat, kanë mbajtur prapa rajonin nga zhvillimin e saj të mundshme, vendet e Ballkanit tashmë janë duke u parë si një rajon i mundshëm tranziti për furnizimin me gaz në BE, gjë që sjell zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajon. Kjo ide është duke krijuar pritshmëri të mëdha mes investitorëve evropian.
Add new comment