“Panorama” zbardh akuzat e Prokurorisë për dy deputetët: Doshi sajoi ngjarjen, Frroku gënjeu kur tha se nuk e lajmëroi Tomën dhe nuk njihte Bamin

“Panorama” shkruan sot se pa kaluar ende tri javë nga nisja e hetimeve për akuzat e bëra publike në lidhje me “skenarin për vrasjen e dy deputetëve”, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur një skenar të tillë. Pas një analize për më shumë se tri orë me katër prokurorët që kryen hetimet paraprake, kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla, ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë “Panorama” ka zbardhur dhe akuzat për dy deputetët. Sipas gazetës, burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se deputeti Tom Doshi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë me deklaratat e tij publike, me paraqitjen te ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë dhe me versionin e dhënë për ngjarjen në Prokurori. Po kështu, deputeti Tom Doshi akuzohet se ka kanosur 36vjeçarin Durim Bami që të pohonte në videon e regjistruar në Tiranë se “kishte marrë porosi për vrasjen e Tom Doshit e Mëhill Fufit”. Ndërkaq, deputeti Mark Frroku akuzohet se ka dhënë deklarata të rreme para prokurorëve në dy paraqitjet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas akuzës, këtë vepër penale Frroku e ka kryer kur ka pretenduar se nuk ishte ai që njoftoi Tom Doshin për “skenarin e vrasjes”, si dhe kur ka pretenduar se nuk njihej me Durim Bamin. Nga hetimi, sipas Prokurorisë, ka rezultuar se deklarimet e Frrokut kanë qenë të rreme. Dy deputetët akuzohen tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa gjykimi i tyre bëhet në Gjykatën e Lartë.
Comments
Pa ditur per gjera qe nuk

Pa ditur per gjera qe nuk jane thene publikisht,

duket se Doshi po e peson si njeri i ardhur ne politike prej nje familjeje tradicionale antikomuniste.

Si ka mundesi te akuzohet per shpifje dikush si Doshi qe, dyshimet e tij, se pari, ia tha vete te akuzuarve per ide vrasjeje te tij?

Doshi ka shkuar tek kryeministri dhe ministri dhe tek prokurori, 6 muaj me pare, dhe ua ka thene kete (le te themi loje) si dyshim

te vetin.

Ata mbase kishin te drejte te kuptonin e gjykonin se ishte LOJE, por e konsumuan si Loje, si naivitet apo si fiksim te Deputetit Nr 1

te Veriut. Pra, deri atehere s'ishte dyshim/loje e denueshme ligjerisht.

Por cfare ndodhi me pas me shume? Asgje. As edhe nje gje.Asgje tjeter nga ato qe Doshi ia ka thene edhe Prokurorit ne dreken me te.

vetem se loja, fiksimi, u be publik.

Doshi nuk u fsheh per asnje moment, ishte gati te paraqitej perpara drejtesise, madje sillte te reja, beri pergenjeshtrimin e Deputetit

me vella te akuzuar per krim kunder komisarit (qe deri tani vone e ironizonte fiksimin e Doshit), dhe doli se Frroku e njihte aq

mire Bamin! Pra tere sa ka thene Doshi per te tjeret (vec Ilir Metes, ende) dolen te verteta.

Eshte tjeter gje nese ne nuk dime gje se si eshte bere pasuanr Doshi. Nese ka perdorur rruge te pista, apo me keq akoma kriminale,

sigurisht do vinte dita. Por...vetem per te?

Si jane pasuruar te tjeret ne pjesen sunduese, ate qe ndan me rrotacion pushtet ne Tirane? Eshte bezdi, e merzitshme permendja

e emrave: edhe ambasada amerikane i di: Ilir meta, sali Berisha, me se paku (por jane pothuaj inekzistente emrat qe do dilnin pa

lagur, nese do verifikoheshin. As edi Rama nuk do besohej se deri tani se fundi rronte ne shtepi me qira, teksa shkonte deri ne

Amerike dhe dhuronte 50 mije (dy dhoma e kuzhine!) per Obamen qe as sot nuk e di ne cilin vend te Botes se Trete donte te behej kryeminister ai djale ambicioz!

Berisha qartazi kerkoi ta perdorte politikisht kete carje brenda maxhorances, por eshte leverdi politikani kjo.

Nese Ilir meta del serish Heroi i Virgjer i Kengeve per Enverin pershtatur per te, Ed Rama do rezultoj i humburi: kater-pese deputete

te zgjedhur me dore prej tij, largohen prej sugjerimit per ta cuar dekrimininalizimin perpara.

Ilir meta nuk mund te jete i qete pas kesaj: rreth tij do kete vetem njerez qe e pergjojne.

Frroku genjeu kur tha se nuk

Frroku genjeu kur tha se nuk e njoftoi Doshin per "skenarin e vrasjes".

Po kur Doshi e beri vet skenarin duke kanosur Bamin per cfare duhet ta njoftonte Frroku!?

Add new comment