Ka parlamentarë gjermanë që mendojnë se Meta nuk duhet të japë dorëheqjen. Madje brenda CDU-së

Parlamentarët gjermanë janë mesa duket të ndjeshëm ndaj koniunkturës politike dhe ia përshatasin qëndrimet pikërisht luhatjeve të saj. Të paktën në raport me Shqipërinë. Ose sot janë më të sqaruar. Opozita shqiptare e trumbetoi me të madhe deklaratën e europarlamentarit Elmar Brok që apelonte për dorëheqjen e Ilir Metës. Sot një parlamentar gjermna i CDU-së, Olav Gutting, i ka dhënë një intervistë “Top Channel” ku mendon të kundërtën. “Opozita në ato raste kur nuk janë ngritur ende akuzat nga autoritetet e drejtësisë, por ka vetëm spekulime me sfond politik, atherë duhet t’i shprehë të tilla shqetësime në parlament, duke respektuar procedurat dhe jo duke kërkuar zgjidhje jashtë procedurave parlamentare. Rruga europiane e Shqipërisë nuk duhet të merret peng nga akuzat false, në mënyrë të veçantë kur vijnë nga politikanë me të shkruar të dyshimtë, të vëna në dukje fuqimisht nga qëndrimet politike të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të BE-s në Shqipëri”, thotë Gutting.
http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=295298

Comments
intelligent
<p>intelligent</p>
Add new comment