Arkiv-Lajme
Proteston opozita. Sot e kishte radhën Mark Frroku për t’u akuzuar. Berisha: “Është fytyra e këtij parlamenti”. Hidhet teza e një revolucioni paqësor
Opozita ka protestuar sot brenda n parlament, por edhe jashtë saj. Perfaqësues të saj kanë kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar Kuvendi dhe zbardhjen e së vërtetës. Pjesëmarrja qytetare ka qenë e ulët, simptomë kjo e qartë e protestës si mjet i konsumuar i një kauze që po vetëkufizohet në axhendë partie. Me interes është “koka e lajmit” të ish-kryeministrit sot në fjalën e tij. Berisha iu hakërrye deputetit Mark Frrkou, dëshmia e të cilit duket se neutralizoi efektin e akuzave të Tom Doshit.
"Mapo” lakon emrin e Albana Dhimitrit si kandidatura e mundshme e Edi Ramës për Tiranën
Duket se kandidati i PS për Tiranën nuk do të jetë asnjë prej emrave që janë lakuar aq shumë në javët e fundit, shkruan sot gazeta “Mapo”. Sipas saj një emër i ri ka dalë në skenë ditët e fundit dhe thuhet se është një kandidaturë që ka mbështetjen e plotë të kryeministrit Edi Rama. Ajo është Albana Dhimitri, ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit Rama. “Mapo” shkruan se Rama e ka testuar së fundmi Dhimitrin dhe ka marrë sinjale pozitive, duke vendosur kështu edhe atë në listën e kandidatëve potencialë për zgjedhjet e 21 qershorit.
Strazimiri në “Ora News”: Protestat e pandalshme, dekriminalizimi më larg se kurrë
Në studion e “Ora News” deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha se dekriminalizimi është më larg se kurrë. “Jemi më larg se kurrë kësaj fjalë për fat të keq. Dekriminalizimi do të ishte vetëm një fjalë e vetme, vullnet politik. Qeveria e cila i futi në parlament, apo i ka sot në administratën shtetërore. I ka të gjitha mjetet, të gjitha format, mundësitë dhe instrumentet të nxjerrë listën e tyre dhe ti nxjerrë jashtë”.
“The Telegraph”/ Bankat Qendrore po humbin kontrollin, normat e ulëta të interesit do shkaktojnë trazira civile. Harta e shteteve sipas normës më të ulët
“Monitor” shkruan se Banka për Rregullime Ndërkombëtare BIS (Bank for International Settlements) paralajmëron se normat e ulëta të interesit janë një risk për efekte të kundërta në ekonominë e një vendi. Nëpërmjet një harte tregon shtetet sipas normës më të ulët.
Serbët presion institucioneve për formimin e asociacionit. Tahiri: Asociacioni s'mund të vihet në rend dite pa u shuar të gjitha strukturat ilegale në Kosovë
Gazeta “Express” shkruan se serbët i kanë bërë presion institucioneve kosovare për formimin e asociacionit. Sipas “Express” zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin e ka quajtur “Asociacion të fuqishëm”. Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se ky presion s’do të ketë kurrfarë efekti në agjendën e tyre. “Ne si Qeveri kemi paraqitur qëndrimet tona në Bruksel rreth Asociacionit.
“Zëri i Amerikës”/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria burim i rëndësishëm marihuane. Kosova, vend kalimtar i narkotikëve
“Zëri i Amerikës” bën të ditur se në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër drogave në botë, që iu dorëzua të mërkurën Kongresit, Shqipëria cilësohet si një vend që shërben si burim i rëndësishëm marihuane dhe si një pikë nga transportohet heroina dhe kokaina e destinuar për tregjet evropiane. Në raport thuhet se sasia e drogës së kapur dhe numri i arrestimeve u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2014.
Kërkuesit në Spanjë deklarojnë gjetjen e eshtrave të shkrimtarit Miguel de Cervantes, autor i "Don Kishotit"
Në Spanjë kërkuesit njoftojnë gjetjen e eshtrave të shkrimtarit të njohur Miguel de Cervantes. Ato mendohet se janë bashkë me mbetjet e 15 personave të tjerë të gjetura në një varr në një manastir në Madrid. Antropologu Francisco Etxeberría mbajti një konferencë për shtyp ku deklaroi se ishte i bindur që mes mbetjeve ndodhen edhe ato të autorit të romanit të parë në historinë e letërsisë dhe njërës prej veprave më të mëdha të letërsisë botërore "Don Kishoti"(sipas përkthimkt shqip).
SHBA rikthejnë Assadin në lojë. I mundshëm negociimi me të për t'i dhënë fund luftës. Hiqet nga lista e kërcënimeve terroriste, Irani dhe Hezbollahu
Dy vendime të administratës amerikane duket se po shënojnë një kthesë thelbësore në zhvillimet e pritshme në Lindjen e Mesme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. “Middle East Monitor” raporton se Shtëpia e Bardhë ka hequr nga lista e subjekteve që përbëjnë kërcënim të natyrës terroriste ndaj SHBA-së Iranin dhe milicinë shiite në Liban, Hezbollah. Lajmi nxirret nga publikimi i një raporti që drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar James Clapper i ka dorëzuar Senatit.
Berisha u kërkon amerikanëve të përfshihen në hetime për rastin “Doshi”. Reagon ambasada e SHBA: Çështjen ta zgjidhin shqiptarët
Një takim i ish-kryeministrit Berisha me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, është shoqëruar me një reagim të ambasadës amerikane. Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara thotë se thotë se pretendimet e ngritura nga zoti Doshi kundër Ilir Metës, janë një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët.
Teksas, SHBA, të armatosur me ngjyrë deklarohen si “Panterat e Zeza”, patrullojnë lagjet e komuniteteve të tyre
Megjithëse për herë të parë Shtetet e Bashkuara kanë një president me ngjyrë, tashmë në mandatin e dytë, dallimet raciale nuk janë fashitur, përkundrazi. Vrasjet e disa civilëve me ngjyrë nga policia duket se kanë ringjallur organizatën Panterat e Zeza. Rreth 40 pjesëtarë të partisë së re me të njëjtin emër, parakaluan nëpër rrugët e qytetit Ostin, Teksas, për të dënuar vrasjet e fundit të civilëve me ngjyrë.