Teksas, SHBA, të armatosur me ngjyrë deklarohen si “Panterat e Zeza”, patrullojnë lagjet e komuniteteve të tyre

Megjithëse për herë të parë Shtetet e Bashkuara kanë një president me ngjyrë, tashmë në mandatin e dytë, dallimet raciale nuk janë fashitur, përkundrazi. Vrasjet e disa civilëve me ngjyrë nga policia duket se kanë ringjallur organizatën Panterat e Zeza. Rreth 40 pjesëtarë të partisë së re me të njëjtin emër, parakaluan nëpër rrugët e qytetit Ostin, Teksas, për të dënuar vrasjet e fundit të civilëve me ngjyrë. Të armatosur me armë të kalibrit të lartë, pjesëtarët e kësaj organizate theksuan se synojnë të patrullojnë në komunitetet e tyre dhe që të nxisin amerikanët me ngjyrë që të kapin armët. Në fakt formacioni i ri që vetëshpallet organizatë politike, zyrtarisht nuk është pasardhëse e Panterave të Zeza me bindje socialiste, aktive në vitet ‘60 të shekullit të kaluar.
a.k
Add new comment