Strazimiri në “Ora News”: Protestat e pandalshme, dekriminalizimi më larg se kurrë

Postuar në 19 Mars, 2015 02:04

Në studion e “Ora News” deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha se dekriminalizimi është më larg se kurrë. “Jemi më larg se kurrë kësaj fjalë për fat të keq. Dekriminalizimi do të ishte vetëm një fjalë e vetme, vullnet politik. Qeveria e cila i futi në parlament, apo i ka sot në administratën shtetërore. I ka të gjitha mjetet, të gjitha format, mundësitë dhe instrumentet të nxjerrë listën e tyre dhe ti nxjerrë jashtë”. Për Strazimirin përjashtimi i Tom Doshit nga grupi i PS-së, nuk ka lidhje me dekriminalizimin por thjesht me pamundësinë e bashkëjetesës mes tyre për shkaqe që ende nuk dihen. Strazimiri tha se nuk mund të ketë besim tek hetimi i nisur 6 muaj pas ngjarjes që denoncoi, Tom Doshi, ndërsa deklaroi se protestat e PD do të jenë të pandalshme. Duke u ndalur te zgjedhjet ardhshme, Strazimiri tha se ekipi për 21 qershorin nuk është gati, ndërsa nëse duhet të rikandidojë apo jo Basha në Tiranë dha këtë përgjigje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.