Berisha u kërkon amerikanëve të përfshihen në hetime për rastin “Doshi”. Reagon ambasada e SHBA: Çështjen ta zgjidhin shqiptarët

Postuar në 18 Mars, 2015 14:59

Një takim i ish-kryeministrit Berisha me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, është shoqëruar me një reagim të ambasadës amerikane. Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara thotë se thotë se pretendimet e ngritura nga zoti Doshi kundër Ilir Metës,  janë një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët.

Në përshkrimin që i ka bërë këtij takimi në faqen e tij në facebook Berisha thotë se një hetimi i plotë, i pavarur e me ekspertë ndërkombëtarë është jetik për paqen dhe stabilitetin e vendit. Ky hetim sipas tij nuk mund të bëhet me të akuzuarin kryesor në postin e dytë të shtetit.

Por ambasadori Lu përmes reagimit të ambasadës  theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ambasadori Lu ritheksoi mbështetjen e SHBA për dekriminalizimin nga të gjitha partitë dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja konstruktive e opozitës në këtë process për forcimin e institucioneve demokratike.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.