“Zëri i Amerikës”/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria burim i rëndësishëm marihuane. Kosova, vend kalimtar i narkotikëve

“Zëri i Amerikës” bën të ditur se në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër drogave në botë, që iu dorëzua të mërkurën Kongresit, Shqipëria cilësohet si një vend që shërben si burim i rëndësishëm marihuane dhe si një pikë nga transportohet heroina dhe kokaina e destinuar për tregjet evropiane. Në raport thuhet se sasia e drogës së kapur dhe numri i arrestimeve u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2014. Kjo u arrit si rezultat i shtimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët rajonalë, veçanërisht me policinë italiane, si dhe shtimit të angazhimit për të luftuar prodhimin e drogës dhe trafikimin e saj nga autoritetet politike dhe ato të rendit të Shqipërisë, që çuan në rritjen e madhe të operacioneve në mbarë vendit, thotë më tej raporti. Me përjashtim të marihuanës, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm drogash, apo lëndëve për përftimin e tyre ose drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika për përdorimin e drogave. Me përjashtim të marihuanës, përdorimi i drogave të tjera nuk duket se është diçka e përhapur.
Ndërkohë DASH vlerëson se Kosova mbetet vend kalimtar për drogat që transportohen drejt Evropës, por nuk është burim i rëndësishëm i narkotikëve të paligjshëm.
http://www.zeriamerikes.com/content/state-department-drug-report-albania/2686007.html
Add new comment