Proteston opozita. Sot e kishte radhën Mark Frroku për t’u akuzuar. Berisha: “Është fytyra e këtij parlamenti”. Hidhet teza e një revolucioni paqësor

Postuar në 19 Mars, 2015 04:36

Opozita ka protestuar sot brenda n parlament, por edhe jashtë saj. Perfaqësues të saj kanë kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar Kuvendi dhe zbardhjen e së vërtetës. Pjesëmarrja qytetare ka qenë e ulët, simptomë kjo e qartë e protestës si mjet i konsumuar i një kauze që po vetëkufizohet në axhendë partie. Me interes është “koka e lajmit” të ish-kryeministrit sot në fjalën e tij. Berisha iu hakërrye deputetit Mark Frrkou, dëshmia e të cilit duket se neutralizoi efektin e akuzave të Tom Doshit. “Mark Frroku është fytyra më e shëmtuar e këtyre lidhjeve, Mark Frroku është fytyra e këtij Parlamenti, është fytyra e kësaj qeverisje. Bosi i tij është Ilir Meta dhe dua t’i bëj apel qytetarëve shqiptarë, guximit të tyre, përgjegjësisë së tyre ndaj vendit, le të vendosim ne për një revolucion demokratik paqësor si rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes. Përveç këtij revolucioni paqësor nuk do shkulë krimin që ka kapur Parlametnin dhe Qeverinë”, tha Berisha.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.