SHBA rikthejnë Assadin në lojë. I mundshëm negociimi me të për t'i dhënë fund luftës. Hiqet nga lista e kërcënimeve terroriste, Irani dhe Hezbollahu

Postuar në 18 Mars, 2015 18:34

Dy vendime të administratës amerikane duket se po shënojnë një kthesë thelbësore në zhvillimet e pritshme në Lindjen e Mesme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. “Middle East Monitor” raporton se Shtëpia e Bardhë ka hequr nga lista e subjekteve që përbëjnë kërcënim të natyrës terroriste ndaj SHBA-së Iranin dhe milicinë shiite në Liban, Hezbollah. Lajmi nxirret nga publikimi i një raporti që drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar James Clapper i ka dorëzuar Senatit. “MEM” shton se raporti nënvizon përpjekjet e Iranit për të luftuar “ekstremistë sunitë”, duke i bërë kështu jehonë deklaratave të para disa muajve të presidentit amerikan Obama, sipas të cilit ndarja sunit-shiit në botën muslimane është shkaku i tensioneve kryesore në botë. Për më tepër që raporti shënon një ndryshim të madh nga viti i kaluar, ku siç citon “MEM”, Hezbollah vlerësohej si një grup me aktivitet të shtuar shumë dhe të pazakonshëm qysh nga vitet ’90. Irani nga ana tjetër konsiderohet një kundërshtar rajonal, që ka autorësinë e sulmeve kibernetike dhe mban qëndrime armiqësore ndaj Izraelit(https://www.middleeastmonitor.com/news/americas/17579-us-rem...). Ky lajm bëhet i ditur ndërkohë që sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, foli të djelën për mundësinë e negociatave edhe me presidentin sirian Bashar al-Assad, por me qëllim largimin e tij nga pushteti(http://www.cnn.com/2015/03/15/politics/john-kerry-negotiate-...). Deklarata e Kerryt është kundërshtuar nga ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, i cili pranon negociata me aktorë të regjimit, por jo me Assad. Lëvizjet në fjalë duket se kanë në përmbajtje një qëndrim shumë problematik dhe kontestues ndaj politikës së Izraelit në Lindjen e Mesme. Netanyahu, fitorja e të cilit ka krijuar shumë pakënaqësi, ka deklaruar në vijimësi se Irani përbën kërcënim më të madh sesa ISIS. Po ashtu dihet historia e konflikteve të Tel Avivit me Hezbollahun, sikurse qëndrimi jo miqësor me Sirinë. Gjithçka tani, po kthehet në të kundërt, teksa ShBA po shohin te këta faktorë instrumente dhe aktorë të domosdoshëm në menaxhimin e situatës në Lindjen e Mesme. I jep më shumë zë këtij zhvillimi edhe fakti se Shtëpia e Bardhë, siç raportonte agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”, e shmangu mesazhin e urimit për rizgjedhjen e Netanyahut. Qëndrimi i ri i ShBA-së ndaj Assadit priret të krijojë ftohje edhe me Ankaranë që deklaron armiqësi të hapur me presidentin sirian, por edhe që së fundmi po ndjek një politikë afrimi në fushën e energjisë me aleatin tjetër të Assadit, presidentin rus, Vladimir Putin. Duhet thënë se deri në vitin 2001-2002, raportet mes ShBA dhe Sirisë kanë qenë deri diku normale, por ishte lufta e Irakut ajo që i fundosi.
s.z

Comments

Submitted by lE@ (not verified) on

Levizje inteligjente qe duhej te ishte kryer me pare!

Ishte evidente qe Assadi s'ishte problemi i çeshtjes siriane, por zgjidhja! Problemi gjendet ne Izrael dhe vendet e Gjirit Persik, qe duan t'u imponojne popujve fqinj deshirat e tyre per ekspansion. Gjithe kjo masaker do te ishte evituar nese s'do t'i ishte fryre zjarrit ekstremist ne Siri, sepse Siria mbetet i vetmi shembull laik i botes arabe, ku te gjitha komunitetet fetare jetojne ne harmoni me njeri-tjetrin. Deri edhe kurded nuk ndiheshin te lene menjane apo te shtypur, siç ndihen ne Turqi, Irak e gjetke. Perse atehere, ky plan famekeq per shkaterrimin e nje shteti model? Apo se keshtu i pelqente Izraelit nazist, Arabise Saudite, Katarit dhe ndonje vendi tjeter arabo-fashist?

Megjithate, me mire vone se kurre...!

Leonard L.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.