Arkiv-Lajme

Barazi gjinore në propozimet e PS për bashkinë e Tiranës. 4 kandidatura të mundshme: Lindita Nikolla, Albana Dhimitri, B. Klosi e P. Majko. Rama preferon një grua

Postuar në 19 Mars, 2015 14:12

Lindita Nikolla, Albana Dhimitri, Blendi Klosi dhe Pandeli Pajko janë katër emrat e propozuar nga Asambleja Socialiste e Tiranës për të garuar për bashkinë e Tiranës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt në ambjentet e Pallatit të Kongreseve ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama, i cili dha pëlqimin për katër emrat e propozuar. Do të jenë strukturat që më pas do të vendosin për kandidaturën finale. Ajo që bie në sy është se edhe në këtë propozim Partia Socialiste ka respektuar barazinë gjinore duke propozuar dy gra dhe dhe dy burra.

Merr fund dilema për TVSH-në, nënshkruhet kontrata për dixhitalizimin. Top-Channel gjurmon hije skandali dhe kosto për taksapaguesit shqiptarë

Postuar në 19 Mars, 2015 12:56

Sot u njoftua nënshkrimi i kontratës për dixhitalizimin e transmetimeve të Televizionit Shqiptar, që qëndronte pezull prej dy vitesh. Me këtë rast, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaroi: “17 qershori është afati botëror për kalimin në transmetime numerike të të gjithë medieve audiovizive. Shqipëria, sot me këtë kontratë hedh bazën për RTSH-në për të garantuar për të gjithë qytetarët vijimin e transmetimeve të këtij televizioni pa pagesë dhe garancinë që TVSH do të vazhdojë të transmetojë pas kësaj date”. Tenderi është 21.

Rifillon “loja” e deklaratave nga Strasburgu, E. Brok: “Meta duhet të jepte dorëheqje”. Reagon L. Rama: "Po do të vërtetën, eja në Shqipëri"(përditësuar)

Postuar në 19 Mars, 2015 12:03

Njësoj si në rastet e situatave të mëparëshme të krizave në politikën shqiptare, deklaratat e kujtdo të huaji bëjnë punë. Kështu ndodhi në periudhën pre Krokodil, postKrokodil, apo edhe më vonë, para zgjedhjeve të 23 qershorit. Radha me sa duket i ka ardhur Ilir Metës që t’i mbahet leksioni mbi vlerat morale të demokracisë, teksa Elmar Brok, kryetari i komisionit të punëve të jashtme të PE-së, ka deklaruar se ai duhet të japë dorëheqje. "Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin.

Devijimi i Vjosës, vendimi i Gjykatës për Çështjet Administrative në Greqi, pas 6 muajsh. Në Shqipëri shfrytëzimi i lumit është dhënë me koncesion

Postuar në 19 Mars, 2015 11:14

Brenda 6 muajsh Këshilli Suprem i Gjykatës për Çështjet Administrative në Greqi do të japë një vendim lidhur me rekursin e bërë nga dy shoqata mjedisore dhe Instituti për Menaxhimin e Parqeve Kombëtare Viku-Aos dhe Pindit për moslejimin e një projekti që parashikon devijimin e lumit Vjosë. Ato janë kundër një akti që ratifikon  Planin e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore në Qarkun e Epirit, ku përfshihet edhe projekti për devijimin Vjosës në rast nevoje.

D. Shehi: “Nuk besoj se opozitën e kthen në pushtet çështja “Doshi”. Meta duhet të japë dorëheqjen, por edhe opozita duhet të ketë besim tek institucionet”

Postuar në 19 Mars, 2015 10:30

Deputeti i djathtë, Dashamir Shehi, ka shprehur sot në studion e “News24”, disa mendime për situatën politike dhe qëndrimet e opozitës. Sipas tij, opozita po izolon veten nëse do të vijojë me protestën, aq më tepër që çështja “Doshi”, sipas Shehit, nuk mund të kthehet në instrument kryesor për të bërë opozitë. “Unë nuk besoj që opozitën e kthen në pushtet çështja “Doshi”, nuk e kthejnë situata krimi, sado të rënda, por idetë për të ecur përpara. Tezat e vërteta për të kundërshtuar këtë shumicë i kemi aty”, tha Shehi.

Universiteti publik fillon të gjenerojë të ardhura. 3.5 miliardë lekë për 2014-ën, 3.8 miliardë për 2015-ën dhe parashikohet në 4.2 miliardë për 2016-ën

Postuar në 19 Mars, 2015 10:07

Rritja e tarifave në universitete i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 3.5 miliardë lekë për vitin 2014, kurse për vitin 2015 pritet të rriten në 3.8 miliardë lekë. “Por qeveria duket se, do të avancojë edhe më tej me tarifat ne sistemin publik, pasi për vitin 2016 është parashikuar të vilen rreth 4.2 miliardë lekë ose 10 për qind më shumë se këtë vit. Në parashikimet e Ministrisë së Financave zëri është parashikuar të vijë në rritje edhe për vitet në vijim”, shkruan “Monitor”. Një arsye për këtë rritje është edhe mbyllja e disa universiteteve private.

Shqipëria “bredh” gjyqeve. Së fundmi u dhanë 125 040 $ për shpenzime në arbitrazh përballë një kompanie greke që kishte depozita nafte në Durrës

Postuar në 19 Mars, 2015 08:52

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të datës 11 mars një vendim për shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë, për përballimin e shpenzimeve administrative në arbitrazhin ndërkombëtar për çështjen “Mamidoil Jetoil Greek Petroleum Products Societe Anonyme SA, kundër Republikës së Shqipërisë”. Shuma e akorduar është 125 040 dollarë dhe është marrë në të njëjtën ditë me vendimin për pagesën e Cherie Blair, që do të mbrojë Shqipërinë sërish në arbitrazh përballë pretendimeve të “Rapiscan”.

Edhe në Gjermani, probleme me tekstet shkollore. Të huajt dhe emigrantët paraqiten me tone negative

Postuar në 19 Mars, 2015 07:08

Qëndrimi që mbajnë zyrtarët gjermanë ndaj emigracionit, ndoshta lidhet edhe me arsye kulturore, përveç atyre ekonomike. Najima El Moussaoui shkruan sot në “Deutsche Welle” për paraqitjen e të huajve në librat shkollorë në Gjermani, ku rezulton se ata trajtohen në një dritë jo shumë pozitive. “Migracioni trajtohet në librat e historisë dhe të çështjeve sociale, pjesërisht edhe në gjeografi, por kryesisht si një potencial konfliktesh dhe krizash. Shumë gjëra në libra janë prezantuar nga perspektiva e shoqërisë dominante, tha drejtuesja e studimit "Migracioni dhe Integrimi", Inga Niehaus.

“Dita” flet për projektin që do shndërrojë Pashalimanin në ‘thertore’ anijesh. Dritan Hila aludon në facebook që Shqipëria mund të kthehet si Bangladeshi, me një natyrë të shkatërruar nga çmontimi i anijeve

Postuar në 19 Mars, 2015 05:47

Po të lidhësh këto dy fakte, të cilat po i trajtojmë më poshtë, kushdo mund të dali në një përfundim të tijin. Dhe ndoshta pikërisht prej kësaj, një zyrtar i lartë i shtetit, pra i qeverisë, ka preferuar më mirë të largohet nga pozicioni i mëparshëm i tij. Po çfarë ndodh:

Fotolajm nga protesta: "Në njërën dorë "Meta ik", në tjetrën "Meta rri""

Postuar në 19 Mars, 2015 04:50

Një moment disi komik në protestën sotme të opozitës ku një qytetar mban parrullë "Meta ik", kurse në tjetrën një çadër të LSI.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme