Rifillon “loja” e deklaratave nga Strasburgu, E. Brok: “Meta duhet të jepte dorëheqje”. Reagon L. Rama: "Po do të vërtetën, eja në Shqipëri"(përditësuar)

Postuar në 19 Mars, 2015 12:03

Njësoj si në rastet e situatave të mëparëshme të krizave në politikën shqiptare, deklaratat e kujtdo të huaji bëjnë punë. Kështu ndodhi në periudhën pre Krokodil, postKrokodil, apo edhe më vonë, para zgjedhjeve të 23 qershorit. Radha me sa duket i ka ardhur Ilir Metës që t’i mbahet leksioni mbi vlerat morale të demokracisë, teksa Elmar Brok, kryetari i komisionit të punëve të jashtme të PE-së, ka deklaruar se ai duhet të japë dorëheqje. "Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin. Nëse ka akuza për kreun e Kuvendit që ai ka urdhëruar dy vrasje, atëherë është prokurori i përgjithshëm që hap hetimin dhe në rrethana normale, në këto raste në një vend demokratik, Kryetari i Kuvendit jep dorëheqje. Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje", tha ai i pyetur gjatë punimeve të samitit të partive popullore evropiane. Çështja është se këto deklarata pasojnë sprovën e protestave nga PD-ja që deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Kundrejt këtyre deklaratave ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama që tha:“Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. Brok të mos bëjë prokurorin, por nëse do të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.