Arkiv-Lajme

Perëndimi bojkoton festimet e 9 majit në Moskë. Disa vende “dalin nga rreshti”. Shqipëria? M. e Jashtme: “Nuk kemi patur ftesë”

Postuar në 18 Mars, 2015 13:28

Europa dhe Rusia ndahen edhe në përkujtimin e 9 majit, Ditës së fitores mbi nazizmin, e konsideruar edhe si ditë e Europës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh dje se deri më tani janë 26 liderë të vendeve të ndryshme që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në festimet që do të zhvillohen në Moskë. Në listë përfshihen edhe përfaqësues të UNESCO-s dhe Këshillit të Europës.

Doshi ka dorëzuar në prokurori një celular dhe disa foto që sipas tij vërtetojnë dijeninë e Frrokut për atentatin

Postuar në 18 Mars, 2015 12:45

Sipas gazetës Panorama, Materialet që deputeti Tomë Doshi ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda herën e fundit janë prova të reja për akuzat që ka bërë publikisht për një skenar vrasjeje ndaj tij. Burimet nga hetimi kanë thënë se deputeti dorëzoi një aparat telefonik celular me të cilin pretendohet se ka komunikuar me kolegun e tij Mark Frroku kur ky e ka njoftuar për porosinë që kishte marrë Durim Bami për vrasjen e dy deputetëve. Doshi mësohet se ka dorëzuar edhe një disk me disa fotografi që kanë të bëjnë me çështjen.

Sulm terrorist në muzeun Bardo të Tunisit, 21 viktima mes turistëve të huaj dhe stafit. Shënohen edhe 22 të plagosur

Postuar në 18 Mars, 2015 11:23

Një sulm i armatosur terrorist ndaj turistëve të rastësishëm në muzeun Bardo të kryeqytetit tunizian, Tunis, rreth orës 12.30 të mesditës së sotme, ka shkaktuar shumë viktima. Kryeministri tunizian, Habib Es-Sajd, njoftoi se gjatë sulmit ndaj muzeut humbën jetën 21 persona, ku 17 prej tyre turistë, raporton Anadolu Agency. Ai e ka cilësuar sulmin e armatosur si "një akt frikacak i terrorizmit" dhe ka pohuar se "2 nga 5 terroristët janë neutralizuar", por akoma nuk është bërë e mundur identifikimi i sulmuesve. Mes viktimave ndodhen turistë italianë, gjermanë, polakë e spanjollë.

Fitorja e Netanyahut provokon shumë reagime. Gazetari Gideon Levy shkruan me dëshpërim: “Duhen votime për të zëvendësuar popullin”

Postuar në 18 Mars, 2015 10:36

Beniamin Netanyahu ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, duke konfirmuar kështu vullnetin e qytetarëve për një politikë të vazhdimësisë. Në në shtet si Izraeli, kjo ka implikime të mëdha edhe në shtetet fqinj. Por nëse politika e tij ka lodhur shumëkënd në Izrael, vota është një mesazh që nuk lë opsione për kritikë. Irritimi është i tillë saqë gazetari i njohur Gideon Levy, shkruan në një opinion në gazetën “Haaretz” se tanimë është populli izraelit, kombi që duhet ndryshuar. Dhe e përcjell këtë në një formë “racionale”.

Ndjekje penale për kreun e FSHF-së Armand Duka, po ndërtonte shtesë pa leje në banesë

Postuar në 18 Mars, 2015 10:05

“Zbulohet” një ndërtim shtese pa leje edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kjo ka mjaftuar që Duka të procedohet penalisht në mungesë nga Prokuroria e Durrësit. Kreu i FSHF-së ka ndërtuar një shtesë pa leje ngjitur me banesën e tij në lagjen numër 4 të Durrësit. Nëse kjo lëvizje ka prapa edhe ndonjë sfond politik, mbetet për t’u ndjekur reagimi i vetë Dukës, vëllai i të cilit Agron Duka pritet të kandidojë për bashkinë e Durrësit në siglën e opozitës.

a.k

Edhe në Europë po i “kërkojnë ndihmë” shkencës për zgjidhjen e konflikteve politike. “DW” sugjeron: “Grindja gjermano-greke - një rast për psikologun”

Postuar në 18 Mars, 2015 08:59

Janë të shumtë, në mos të gjithë ata që panë te deklarata e Ilir Metës, se “Tom Doshi duhet të shkojë në psikiatri”, një mënyrë për të relativizuar peshën e akuzave të bëra nga ish-deputeti socialist. Psikiatria e asocion tjetrin me veprime të pakontrolluara, haluçinante dhe që nuk para i binden ligjësisë shkak-pasojë. Dhe teksa kryetari i Kuvendit me këtë mesazh kërkon të deklarojë pafajësinë totale, shumica mendon se sipas të gjitha gjasave, Tom Doshi është i kthjellët në deklarata dhe në veprime.

Vuk Drashkoviç apelon që serbëve t’u thuhet e vërteta. “Fund politikës së disfatës dhe të krimit. Vetëm në Sarajevë nga forcat tona u vranë 2000 fëmijë për tre vjet”

Postuar në 18 Mars, 2015 08:02

Vuk Drashkoviç, drejtues i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, shkrimtar dhe ish-ministër i Jashtëm i Jugosllavisë, ka dhënë një intervistë për “Telegrafi” përmes së cilës apelon rishikimin e qëndrimeve që serbët kanë për historinë e tyre dhe ndaj fqinjëve të shumtë. Drashkoviç thotë se manipulimi me historinë në Serbi është i jashtëzakonshëm dhe se qytetarët serbë privohen nga njoha e fakteve të ndryshme. “Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve t’u tregohet e vërteta. Nuk ka asnjë serb i vetëm që është gjykuar në Hagë, dhe që në sytë e shumicës dërrmuese të njerëzve nuk është hero.

Nard Ndoka promovon krijimin e një poli të tretë politik këto zgjedhje. Së bashku, të pakënaqurit e të mëdhenjve

Postuar në 18 Mars, 2015 07:51

Edhe pse është zgjedhur deputet nga lista e Partisë Demokratike, kryetari demokristian Nard Ndoka beson se krijimi i një koalicioni të tretë politik do t’i bënte mirë procesit zgjedhor. Duke folur për A1Report, Ndoka u shpreh se beson që një pol i tretë mund të krijohet nga parti të spektrit të djathtë e të majtë. Ndoka flet për takime të kryetarëve të partive të tjera politike, si PBDNJ, FRD apo edhe PSD e Gjinushit.  Është fjala për parti që kanë mbetur të pakënaqura nga koalicioni me PS-në, apo si në rastin e FRD-së së Bamir Topit, që kërkon të prezantohet mirë në shkallë kombëtare.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burg përjetë për Arben Frrokun

Postuar në 18 Mars, 2015 07:06

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën, burg përjetë, për Arben Frrokun, i akuzuar si vrasës i komisarit të Policisë, Dritan Lamaj. Organi i akuzës ka paraqitur disa argumente për kërkesën e vet: së pari është dëshmitari okular Flamur Vladi, identiteti i të cilit u dekonspirua nga vetë policia. Vetë i akuzuari, i ndaluar në Selanik, ka si alibi faktin se ai ka qenë jashtë kufirit shtetëror 2 orë e 40 minuta pas atentatit, duke deklaruar se nuk ka mundësi të ketë qenë në Tiranë. Po kështu avokati i tij ka pretenduar se Vladi është një dëshmitar i paguar.

Deputetët Frroku e Doshi, takim kokë më kokë në hotel Sheraton

Postuar në 18 Mars, 2015 04:16

Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi janë takuar para 15 minutash në mjediset e brendshme të hotel Sheraton, njoftojnë dëshmitarë okularë. Ata po bisedojnë kokë më kokë në një takim që duket se është fiksuar më herët. Emrat e të dyve janë përfshirë në çështjen kryesore që po merr sot vëmendjen e publikut dhe është kthyer në luftë politike, atë të akuzës së Doshit për një atentat që është organizuar ndaj tij. Më herët, Frroku pat deklaruar se pas përfshirjes së emrit të tij në mënyrë të pavërtetë e të padrejtë nga Doshi, miqësia e tyre nuk mund të vazhdojë më.     

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme