Doshi ka dorëzuar në prokurori një celular dhe disa foto që sipas tij vërtetojnë dijeninë e Frrokut për atentatin

Postuar në 18 Mars, 2015 12:45

Sipas gazetës Panorama, Materialet që deputeti Tomë Doshi ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda herën e fundit janë prova të reja për akuzat që ka bërë publikisht për një skenar vrasjeje ndaj tij. Burimet nga hetimi kanë thënë se deputeti dorëzoi një aparat telefonik celular me të cilin pretendohet se ka komunikuar me kolegun e tij Mark Frroku kur ky e ka njoftuar për porosinë që kishte marrë Durim Bami për vrasjen e dy deputetëve. Doshi mësohet se ka dorëzuar edhe një disk me disa fotografi që kanë të bëjnë me çështjen. Prokuroria mësohet se i ka marrë në dorëzim provat e reja të paraqitura dhe ka nisur shqyrtimin e tyre.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.