Sulm terrorist në muzeun Bardo të Tunisit, 21 viktima mes turistëve të huaj dhe stafit. Shënohen edhe 22 të plagosur

Një sulm i armatosur terrorist ndaj turistëve të rastësishëm në muzeun Bardo të kryeqytetit tunizian, Tunis, rreth orës 12.30 të mesditës së sotme, ka shkaktuar shumë viktima. Kryeministri tunizian, Habib Es-Sajd, njoftoi se gjatë sulmit ndaj muzeut humbën jetën 21 persona, ku 17 prej tyre turistë, raporton Anadolu Agency. Ai e ka cilësuar sulmin e armatosur si "një akt frikacak i terrorizmit" dhe ka pohuar se "2 nga 5 terroristët janë neutralizuar", por akoma nuk është bërë e mundur identifikimi i sulmuesve. Mes viktimave ndodhen turistë italianë, gjermanë, polakë e spanjollë. Sulmues me veshje ushtarake hynë në mjediset e muzeut dhe nisën të shtijnë menjëherë. Sipas kryeministrit, deri tani numërohen edhe 22 të plagosur. Deri tani dyshimet janë se sulmin e kanë kryer xhihadistë të ISIS.
a.k
Add new comment