Nard Ndoka promovon krijimin e një poli të tretë politik këto zgjedhje. Së bashku, të pakënaqurit e të mëdhenjve

Edhe pse është zgjedhur deputet nga lista e Partisë Demokratike, kryetari demokristian Nard Ndoka beson se krijimi i një koalicioni të tretë politik do t’i bënte mirë procesit zgjedhor. Duke folur për A1Report, Ndoka u shpreh se beson që një pol i tretë mund të krijohet nga parti të spektrit të djathtë e të majtë. Ndoka flet për takime të kryetarëve të partive të tjera politike, si PBDNJ, FRD apo edhe PSD e Gjinushit. Është fjala për parti që kanë mbetur të pakënaqura nga koalicioni me PS-në, apo si në rastin e FRD-së së Bamir Topit, që kërkon të prezantohet mirë në shkallë kombëtare. Edhe Ndoka, ashtu si aleatët e vegjël të së majtës, thotë se lidershipi demokrat po mban qëndrim të ftohtë ndaj aleatëve.
a.k
Add new comment