Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burg përjetë për Arben Frrokun

Postuar në 18 Mars, 2015 07:06

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën, burg përjetë, për Arben Frrokun, i akuzuar si vrasës i komisarit të Policisë, Dritan Lamaj. Organi i akuzës ka paraqitur disa argumente për kërkesën e vet: së pari është dëshmitari okular Flamur Vladi, identiteti i të cilit u dekonspirua nga vetë policia. Vetë i akuzuari, i ndaluar në Selanik, ka si alibi faktin se ai ka qenë jashtë kufirit shtetëror 2 orë e 40 minuta pas atentatit, duke deklaruar se nuk ka mundësi të ketë qenë në Tiranë. Po kështu avokati i tij ka pretenduar se Vladi është një dëshmitar i paguar. Kundrejt këtyre pretendimeve do të jetë gjykata ajo që do të japë vendimin. Çështja ka marrë ngjyrime politike, pasi Arben Frroku është vëlla i deputeti Mark Frroku, i përfshirë së fumdmi si dëshmitar i hamendësuar në çështjen “Doshi”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.