Vuk Drashkoviç apelon që serbëve t’u thuhet e vërteta. “Fund politikës së disfatës dhe të krimit. Vetëm në Sarajevë nga forcat tona u vranë 2000 fëmijë për tre vjet”

Vuk Drashkoviç, drejtues i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, shkrimtar dhe ish-ministër i Jashtëm i Jugosllavisë, ka dhënë një intervistë për “Telegrafi” përmes së cilës apelon rishikimin e qëndrimeve që serbët kanë për historinë e tyre dhe ndaj fqinjëve të shumtë. Drashkoviç thotë se manipulimi me historinë në Serbi është i jashtëzakonshëm dhe se qytetarët serbë privohen nga njoha e fakteve të ndryshme. “Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve t’u tregohet e vërteta. Nuk ka asnjë serb i vetëm që është gjykuar në Hagë, dhe që në sytë e shumicës dërrmuese të njerëzve nuk është hero. Sllobodan Millosheviç është përgjegjës për politikën e humbjeve të tmerrshme dhe krimet. Ministrat e adhurojnë atë edhe në varr dhe thonë për të se ishte zgjedhur nga vetë Perëndia. Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi. Këtë e kanë bërë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shohim se ku janë sot. Këtë duhet ta bëjë edhe Serbia. Serbia duhet që armiqësinë me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët ta shndërrojë në miqësi. Sigurisht ende ka dhimbje për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por numri i këtyre viktimave është shumë më i vogël se sa të themi, numri i viktimave të vrarë nga bombat serbe vetëm në Sarajevë. Për tre vjet, janë vrarë afër 12.000 civilë, nga të cilët më shumë se 2.000 fëmijë”, ka deklaruar Drashkoviç.
Sipas tij edhe marrëveshja e Rambujesë duhej pranuar, përderisa i rezervonte Beogradit sovranitetin. Por Millosheviç refuzoi, sepse sipas Drashkoviç, ish-presidenti i Jugosllavisë donte të afrohej me Rusinë edhe përmes një unifikimi me të dhe me Bjellorusinë.
http://www.ata.gov.al/drashkovic-trondit-serbine-per-tre-vje...
Comments
Bravo Vuk! Vetem nepermjet

Bravo Vuk!

Vetem nepermjet nje autokritike te shendetshme, mund te sherohen plaget e vjetra ne Ballkan dhe mbare Boten!

Kush nuk njeh gabimet e veta, eshte i destinuar - heret a vone, t'i perserise ato!

Ky hap kaq i guximshem duhet perkrahur nga te gjithe, sepse ne Ballkan te gjithe popujt i kane dollapet e historise te mbushur me kufoma!

Kur kjo te ndodhe, Ballkani do te jete nje gadishull pa kufij, pa armiqesi, pa konflikte; nje shembull i bashkejeteses se perkryer!

Leonard L.

Add new comment