Arkiv-Lajme

Tom Doshi pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij: Nuk ma mbylli gojën as Enver Hoxha jo më Ilir Meta

Postuar në 20 Mars, 2015 12:26

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka reaguar në Facebook, mbi kërkesën që prokuroria i bëri sot Kuvendit, për të miratuar arrestimin e tij dhe të deputetit tjetër Mark Frroku, pasi ka dyshime se ngjarja e publikuar nga Doshi se kryeparlamentari Ilir Meta ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demorkat Mhill Fufi, ka qenë e sajuar. “Po përpiqen të bëjnë burgosje politike në Shqipëri ne vitin 2015. Po përpiqen të më mbyllin gojën për denoncimin e një krimi ku është i përfshire Kryetari i Kuvendit te Shqiperise. Ne Rusi ndodh qe Vladimir Putin vret dhe burgos kundërshtaret politik.

“Zëri i Amerikës”/ Ballkani, pikë takimi e rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus

Postuar në 20 Mars, 2015 11:29

Shtëpia e Bardhë i konsideron ekstremizmin e dhunshëm dhe agresionin rus, si dy nga sfidat kryesore ndaj sigurisë kombëtare amerikane. “Zëri i Amerikës” thotë se përballja me këto kërcënime është një përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe në rajonin e Ballkanit, përpjekjet për të ushtruar ndikim si nga Rusia, ashtu edhe nga islamistët radikalë është pika ku ato takohen. Sipas “Zërit të Amerikës” paqendrueshmëria politike, tensionet e mbetura etnike dhe dobësia eknomike i bëjnë vendet e rajonit veçanërisht të ekspozuara.

Ambasada e SHBA del hapur: “Mirëpresim veprimin e Prokurorisë për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë”. Çfarë qëndrimi do mbajë PD?

Postuar në 20 Mars, 2015 11:02

Ish-kryeministri i vendit dhe ndonjë bashkëpunëtor i tij, nxituan sot që të shpallnin prokurorinë si organ nën urdhërat e Ilir Metës dhe duke vlerësuar tek kërkesa për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku, një manovër për të mbuluar fajësinë e Ilir Metës. Mirëpo ambasada amerikane në Tiranë, duket se ka ndërruar taktikë me ndërrimin e ambasadorit, teksa po i “zë pritë” lojës së vjetër të partive shqiptare për adoptuar deklaratat e përgjithshme sipas oreksit.

Ambasadori amerikan takoi sot ministrin Haxhinasto, një tjetër përfaqësues i LSI-së

Postuar në 20 Mars, 2015 09:56

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto. Njoftimi zyrtar raporton se është diskutuar për investimet në infrastrukturën dhe mundësinë e pjesëmarrjes së kompanive amerikane. “Ministri Haxhinasto dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së investimeve të kompanive amerikane në ekonominë dhe infrastrukturën shqipëtare.

Operatorët alternativë të komunikimeve elektronike, letër Haritos e Gjiknurit për të ndërprerë prerjen e kabllove ajrorë

Postuar në 20 Mars, 2015 09:52

Operatorët alternativë të komunikimeve elektronike i kanë dërguar një letër Ministres se Inovacionit Milena Harito, ku i shprehin shqetësimin lidhur me aksionin e nisur për të prerë kabllot ajror. Në letrën e tyre, operatoret e konsiderojnë aksionin që mbikëqyr Agjencia e Komunikimeve Elektronike AKEP, të nxituar dhe sipas disa takimeve të zhvilluara më herët, është lënë një afat dy vjeçar për përmirësimin e kësaj infrastrukture.

Projekti i ri i bërë publik nga kryeministri: Një Park i Besimit, ku do të mbillen bimët dhe lulet e përmendura në Bibël dhe në Kuran

Postuar në 20 Mars, 2015 09:45

Kryeministri i Shqipërisë ka marrë sot pjesë në një simpozium për bektashizmin, ku ka zbuluar një projekt interesant: një park të gjelbër ku do të mbillen të gjigha lulet dhe bimët e përmendura në Bibël dhe në Kuran. “Parkumi Besimit”, do të quhet tha kryeministri, që i cilësoi ftesat për aktivitet e komuniteteve fetare janë një “lajm i posaçëm”.

Jemen/ Atentat i trefishtë kamikaz kundër dy xhamive, bilanci: rreth 80 të vdekur

Postuar në 20 Mars, 2015 09:24

AFP njofton se rreth 80 persona kanë humbur jetën sot pas një atenati të trefishtë kamikaz kundër dy xhamive në Sana, sulmet më të përgjakshme që prej marrjes së kryeqytetit të Jemenit nga një lëvizje fuqishme shiite që prej fundit të muajit janar. Më shumë se 120 persona janë plagosur në këto atentate ndërkohë që vendi po zhytet akoma më shumë në kaos si pasojë e lëvizjes shiite Houthis dhe xhihadistëve sunitë të Al-Kaedës, dy grupe kundërshtare ndaj pushtetit të presidentit, Abd Rabbo Mansour Hadi.

Tom Doshi takim me Dritan Priftin, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij

Postuar në 20 Mars, 2015 08:14

“Panorama online” njofton se ndërkohë që Prokuroria për Krimet e Rënda kishte bërë publike kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, deputeti i Shkodrës është parë në shoqërinë e ish deputetit të LSI­së, Dritan Prifti. Sipas “Panoramës” mësohet se ata kanë qenë në një drekë së bashku ne ambientet e hotel “Sheraton”, ndërkohë që janë fiksuar nga kamerat duke hipur së bashku në të njëjtin automjet, më të cilin edhe janë larguar. Largimi ka qene i shpejte, duke shmangur mediat, e pa dhënë asnjë koment.

“Islami dhe paqja globale”/ Drejtuesit e shtetit thirrje imamëve t'i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të kalifatit të Irakut e Sirisë

Postuar në 20 Mars, 2015 07:29

Për herë të parë në Tiranë është mbajtur një konference me temë “Islami dhe paqja globale”, ku merrnin pjese autoritetet fetare ne vend përfaqësues te trupit diplomatik në Tiranë, Presidenti i Republikes autoritete të Policisë,të cilet vlerësuan rolin që ka Islami për paqen në Botë. Ambasadori amerikan Donald Lu dhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkuan drejtuesve të Komunitetit Mysliman që në këshillat e tyre fetare para besimtareve t'i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të kalifatit të Irakut dhe Sirisë, që po kërcënojnë paqen në bote nën petkun e Islamit.

Prokuroria kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Akuza: “Kallëzim i rremë"

Postuar në 20 Mars, 2015 07:15

Prokuroria e Përgjithshme kërkon autorizimin nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në kërkesën që Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sqarohen argumentet kundër dy deputetëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme