“Islami dhe paqja globale”/ Drejtuesit e shtetit thirrje imamëve t'i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të kalifatit të Irakut e Sirisë

Për herë të parë në Tiranë është mbajtur një konference me temë “Islami dhe paqja globale”, ku merrnin pjese autoritetet fetare ne vend përfaqësues te trupit diplomatik në Tiranë, Presidenti i Republikes autoritete të Policisë,të cilet vlerësuan rolin që ka Islami për paqen në Botë. Ambasadori amerikan Donald Lu dhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkuan drejtuesve të Komunitetit Mysliman që në këshillat e tyre fetare para besimtareve t'i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të kalifatit të Irakut dhe Sirisë, që po kërcënojnë paqen në bote nën petkun e Islamit. Nishani vuri në dukje se viktimat më të shumta në këtë lufte janë në radhët e myslimanëve dhe kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me përplasje qytetërimesh, por me një skllavërim modern njerëzor. Kreu i Komunitetit Mysliman qartësoi, se, asgjë qe ndodh ne Siri dhe Irak, nuk ka lidhje me atë çfarë orienton Islami dhe Libri i Shenjtë, Kurani.
Add new comment