Arkiv-Lajme
“Panorama”/ Publikohet dokumenti ku Prokuroria kërkon kontroll në banesën e Doshit: Dyshojmë se fsheh prova
“Panorama” shkruan sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur arsyet e kërkesës për arrest të deputetit të qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, duke e konsideruar atë si person të rrezikshëm. Në raportin e dërguar në Kuvend, publikuar nga “Panorama”, Prokuroria thekson se ndaj Tom Doshit duhet marrë masa e arrestit, sepse disponon lidhje financiare jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye, ai mund të largohet jashtë vendit.
Në kërkim të paqes shqiptare: Recension nga Zeqirija Ibrahimi për librin “Pax Albanica” të autorit Mustafa Nano)*
Kanë kaluar më shumë vite që nga vdekja e Arbër Xhaferit, që dikush të më sfidojë kaq shumë dhe, madje, më shumë se ai në temën e pranisë së shumësisë së religjioneve të shqiptarët. Derisa intelektuali i ndjerë i Maqedonisë e shprehte “plagën e shumësisë së religjioneve” te shqiptarët paksa me drojë dhe me gjuhë më të kujdesshme, pak për shkak të ambientit në të cilin shkruante, por edhe për arsye të pozitës së tij politike, Mustafa Nano është krejt i lirë të shprehet ashtu siç mendon pa e vrarë mendjen se kush çfarë mund të mendojë në lidhje me tezat e tij.
Berisha apelon për revolucion me rastin e 22 marsit. Komentuesit bëjnë "kundër-revolucion" dhe i kujtojnë dështimin e shpresave të '92-it
Ish-kryeministri Berisha është i lidhur ngushtë me facebook-un dhe këtë e tregon qasja e tij aktive në rrjetet sociale ku përveç komenteve, deklaratave, denoncimeve apo njoftimeve nga takimet ditore ai komunikon me shqiptarët edhe për data të shënuara që lidhen tranzicionin demokratik në Shqipëri dhe karrierën e tij politike.
Pas mbledhjes 90 minutëshe, grupi i PD del me vendimin për intensifikimin e protestave për largimin e Ilir Metës
Protestat e Partisë Demokratike për dorëheqjen e krye parlamentarit Ilir Meta do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Pas një mbledhje të grupit parlamentar për rreth 1 orë e 30 minuta me dyer të mbyllura, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund procesit të dekriminalizimit të Kuvendit. “A1Report” raporton se të pranishëm në mbledhjen e kësaj të diele ishin dhe kreu i partisë republikane Fatmir Mediu dhe deputeti republikan i qarkut të Durrësit Agron Duka, të cilët e kanë mohuar se është folur për për kandidimin e Dukës në Durrës.
Kom. i Jashtëm në parlamentin grek, kërkohet kushtëzim për pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe pavarësi e V. Epirit
Gjatë raportimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes, dy deputetë ishin veçantërisht të interesuar për marrëdhëniet e qeverisë së re greke me Shqipërinë dhe shqiptarët. Deputeti i Agimit të Artë, Mihalis Arvanitis dhe ai i Demokracisë së Re, Stefanos Gjikas. Ndoshta kjo për shkak të një prejardhje të mundshme shqiptare të dy ligjëvënesve grekë, pasi në të dy rastet mbiemrat e tyre gjejnë kuptim në gjuhën shqipe dhe fushën e onomastikës historike.
Detajet e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë, 11 marrëveshje e memorandume për t’u firmosur
Pak orë para mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në televizionin Top Channel janë publikuar detaje të ceremonisë së nesërme ashtu sikurse edhe marrëveshjet që do të firmosen. Në tryezë do të jenë 11 marrëveshje, memorandume e protokolle në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit etj. Mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve dhe parashikohet të zgjasë 60 minuta.
Kosova, në vendin e tretë të listës së azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian
Numri i azilkërkuesve është rritur me 44 për qind në vitin 2014. “Zëri”raporton se të dhënat për azilkërkuesit, të publikuara në një raport të lëshuar nga “Eurostat”, dëshmojnë se 191 mijë njerëz më shumë kanë aplikuar për azil në shtetet europiane gjatë vitit 2014, në krahasim me vitin paraardhës. Në vend të parë renditet Siria, e ndjekur nga Afganistani dhe e pasuar nga Kosova. Referuar këtyre të dhënave, rreth 40 mijë shtetas të Kosovës kanë aplikuar për azil.
Dule thotë se PBDNJ mund të garojë edhe e vetme në zgjedhjet e 21 qershorit
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit si forcë më vete në zgjedhjet e 21 qershorit, edhe pse ndodhet në koalicion me Partinë Socialiste. Sipas kryetarit Vangjel Dule, kjo varet shumë nga rezultatet e negociatave që po realizohen me aktorë të tjerë politikë. ”Nuk mund të përjashtohet kandidimi më vete. Vetëm nëse do të gjendet terren i përbashkët me forcat e tjera do të ketë bashkëpunim”është shprehur Dule gjatë një aktiviteti në Korcë.
Zyrtarisht pro revolucionit dy politikanë: Berisha dhe Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ofron edhe këshilla dhe shton se janë 29 deputetë të inkriminuar
Në shtator të vitit 2012, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpalli tekstualisht se “shtetasi Sali Berisha e kishte kërcënuar”. Spahiu e vazhdoi gjatë lojën e termave të fortë publikë, ndër të cilët edhe ajo e “shtetasit Sali Berisha”. Mirëpo kohët ndryshojnë dhe çdokush ka të drejtën të njohë ndryshimet. P.sh në Partinë Demokratike sot, i vetmi që flet për revolucion demokratik paqësor, është ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe e shpreson revolucionin në një kohë kur i ka konsumuar të gjitha kreditet: si president dhe si kryeministër.
Incident për flamurin në ndeshjen Apollonia-Tirana. Protagonist, portieri serb i Apollonisë
Flamuri shqiptar ka shkaktuar incident në ndeshjen Apollonia-Tirana në Fier për Kategorinë Superiore. Agjencia e Lajmeve “Balkanweb” raporton se një nga tifozët ka hyrë në fushë dhe ka hapur flamurin kuq e zi në zonën e penalltisë. Menjëherë pas këtij veprimi është revoltuar portieri serb i Apolonisë Cakovic i cili i ka rrëmbyer flamurin tifozit dhe e ka hequr nga fusha e blertë. Ky veprim i portierit serb shkaktoi irritim të tifozëve.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=0dK8E1h8tng
n.k