Arkiv-Lajme

Netanyahu u kërkon falje izraelitëve arabë për deklaratat gjatë zgjedhjeve, por gjesti cilësohet hipokrit

Postuar në 24 Mars, 2015 04:37

Mesa duket i detyruar nga reagimet, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar falje minoritetit arab në Izrael për komentet e tij gjatë zgjedhjeve të javës së kaluar. Kritika në adresë të Netanyahut ka pasur në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, pasi ai bëri deklaratave ofenduese për zgjedhësit arabë. “Dilni në votime”, ftoi ai zgjedhësit hebrenj, “sepse arabët votojnë në kope”.

Bashkia e Tiranës, tërhiqet Nikolla. Mbeten në garë Majko, Dhimitri etj. “Rriten kuotat” për Blendi Klosin

Postuar në 24 Mars, 2015 03:18

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, një prej emrave më të kuotuar për shumë muaj më rradhë si kandidate e PS-së për Bashkinë e Tiranës, është tërhequr nga kjo gara. Nikolla deklaroi dje në darkë

“Koha Ditore”/ Bashkëpunimi shterp, shumë nga marrëveshjet mes dy qeverive ishin firmosur dhe një vit më parë

Postuar në 24 Mars, 2015 02:06

Bashkëpunimi shterp, e cilëson sot “Koha Ditore” mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas “Koha Ditore” plot dymbëdhjetë marrëveshje i kanë arritur, të hënën, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët që e kanë zhvilluar në Tiranë. Shumë sosh kishin firmosur një vit më parë, por kurrgjë nga to nuk është realizuar. Prizreni ishte përzgjedhur për të mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik ishte firmosur para monumentit të Lidhjes Shqiptare.

Shkup/ Zaevi paralajmëron: Së shpejti "bomba" për ministrat dhe funksionarët shqiptarë

Postuar në 23 Mars, 2015 23:08

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar "bomba" që kanë të bëjnë me skandale të ministrave dhe funksionarëve shqiptarë. I pyetur se pse deri tani janë prezantuar vetëm një pjesë e vogël e incizimeve për funksionarë shqiptarë në Qeveri, dhe për përshtypjen e krijuar se po kursen ministrat shqiptarë, Zaev edhe njëherë përsëriti se do të publikojë gjithçka që posedon për vepra kriminale. “Gjithçka zhvillohet sipas skenarit dhe dinamikës që kemi paraparë. Nuk do të kursehet askush që ka qenë i involvuar në vepra kriminele.

Ngjarjet e Lazaratit, policia shpall në kërkim pesë të rinj, njëri prej tyre simpatizant i xhihadistëve

Postuar në 23 Mars, 2015 16:13

Policia shqiptare ka shpallur në kërkim pesë persona të moshës 18-25 vjeç nga Lazarati si autorë të disa ngjarjeve të fundit kriminale, përfshirë dhe hedhjen e tritolit në shtëpinë e babait të kreut të PD-së Gjirokastër. Ka bërë përshtypje formulimi i deklaratës së policisë, ku thuhet se “Tërësia e veprimeve kriminale e autorëve formëson gjithashtu elementë të figurës së veprës penale të kryerjes së “veprimeve me qellime terroriste”, veprime të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale…”.

Videoja për Shkëlzen Berishën, kreu i Kuvendit Meta: “Spartak Braho i ka treguar nja 2 video Doktorit. Por s’ja ka treguar të gjitha”

Postuar në 23 Mars, 2015 16:07

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku ka folur për situatën e fundit politike. Përpos elementëve të tjerë, si kërkesa për dorëheqje e opozitës, apo hetimi, Meta ka folur edhe për çështjen e videos ku përfshihet edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Ky element u bë publik prej vetë kreut te Kuvendit, seancën e parë parlamentare pas akuzave të Tom Doshit, në të cilën ai iu drejtua ish-kryeministrit pikërisht me këtë mesazh. Meta ka pranuar se janë dy video, të cilat Berisha i ka parë, por se ka edhe të tjera.

Kali me organe jashtë, fëmijët dëshmitarë të pamjes së frikshme në kopshtin zoologjik të Tiranës (VIDEO)

Postuar në 23 Mars, 2015 14:25

Torturë dhe një pamje e frikshme në vend të argëtimit. Kështu është regjistruar në sytë e disa fëmijëve, pamja që u ofroi një paradite si vizitorë të Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Një kalë që i mbijeton për rastësi fatit, i prerë në bark dhe me organet e brendshme që i varen jashtë. Mësohet se kali “bashkëjeton” në këtë kopsht me një dem, i cili e ka sulmuar atë. Tej kushteve të mjerueshme për mirëmbajtje, (prej vitesh tashmë), kafshët janë lënë në mëshirë të fatit dhe nga kujdestarët që duket se as për hir të njerëzillëkut, nuk kanë treguar vëmendje.

Policia identifikon autorët e ngjarjeve të fundit në Lazarat, pesë persona 18-25 vjeç shpallen në kërkim

Postuar në 23 Mars, 2015 13:29

Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorët e disa ngjarjeve të fundit në Lazarat, fshatin që është rikthyer në fokus të lajmeve të kronikës pas disa kohësh qetësie. Një ndër ngjarjet e fundit ishte dhe hedhja e një sasie tritoli në banesën e babait të kreut të PD-së së Gjirokastrës, Hysen Bejkaj. Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar edhe autorët e këtyre ngjarjeve, që janë personat e mëposhtëm:

Arsyetimi i arrestit të prokurorisë për Frrokun: Ka dy nënshtetësi, mund të arratiset. Pjerin Ndreu reagon ashpër në fb për përfshirjen e tij në “dekriminalizim”

Postuar në 23 Mars, 2015 11:26

Shkresa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon arrestimin e Kryetarit të Partisë Kristiandemokrate, deputetit Mark Frroku, përmban arsyetimin që po komentohet gjerësisht në mediat online, “si person i rrezikshëm për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pasi disponon dy shtetësi”. Kësisoj, prokuroria thotë se “kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues për këtë shtetas, pasi në këto kushte ai mund të rrezikojë të largohet nga territori i Shqipërisë.

Shënim: Përballja PD-LSI, ose Berisha-Meta, po lë jashtë vëmendjes përgjegjësitë e kryeministrit, njëherazi kryetar i PS-së

Postuar në 23 Mars, 2015 10:36

Çështja “Doshi”, por edhe çështja “Strazimiri” me pasojat e veta gjyqësore për dy deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, janë inkuadruar, edhe pse jo në mënyrë eksplicite, të drejtë ose të padrejtë, si pjesë e procesit të dekriminalizimit. Ndoshta nuk ishte ky qëllimi, por nisja e procesit ka imponuar zgjerimin e sfondit dhe “shpërthimin” e disa të vërtetave. Gjithsesi ka një keqkuptim të qëllimshëm në të gjithë këtë debat që vjen nga instrumentalizimi politik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme