Policia identifikon autorët e ngjarjeve të fundit në Lazarat, pesë persona 18-25 vjeç shpallen në kërkim

Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorët e disa ngjarjeve të fundit në Lazarat, fshatin që është rikthyer në fokus të lajmeve të kronikës pas disa kohësh qetësie. Një ndër ngjarjet e fundit ishte dhe hedhja e një sasie tritoli në banesën e babait të kreut të PD-së së Gjirokastrës, Hysen Bejkaj. Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar edhe autorët e këtyre ngjarjeve, që janë personat e mëposhtëm:
Arbion Adil Aliko, 20 vjeç, Alban Adil Aliko, 18 vjeç, Viktor Xhemil Aliko, 25 vjeç, Thimjo Irakli Ceka, 20 vjeç, Bervin Kastriot Basho, 22 vjeç. Këta pesë persona janë shpallur në kërkim. Pas interesimit të Respublica, mësohet se pavarësisht mbiemrit, personat në fjalë nuk kanë lidhje fisnore me kryetarin e komunës së Lazaratit Dashamir Aliko.
a.k
Add new comment