Shkup/ Zaevi paralajmëron: Së shpejti "bomba" për ministrat dhe funksionarët shqiptarë

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar "bomba" që kanë të bëjnë me skandale të ministrave dhe funksionarëve shqiptarë. I pyetur se pse deri tani janë prezantuar vetëm një pjesë e vogël e incizimeve për funksionarë shqiptarë në Qeveri, dhe për përshtypjen e krijuar se po kursen ministrat shqiptarë, Zaev edhe njëherë përsëriti se do të publikojë gjithçka që posedon për vepra kriminale. “Gjithçka zhvillohet sipas skenarit dhe dinamikës që kemi paraparë. Nuk do të kursehet askush që ka qenë i involvuar në vepra kriminele. Do të ju vijë radha të gjithëve, edhe shqiptarëve, edhe maqedonasve edhe të gjithëve”, u përgjigj Zaev. Po sipas "INA"-s, në fund të prezantimit të materialeve nga “bomba” numër 13, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kërkoi edhe një herë nga kryeministri Nikolla Gruevski të japë dorëheqje tha se materialet e prezantuara janë vetëm pjesë e dëshmive për “krimin” e qeverisë.
Add new comment