Arkiv-Lajme

Çështja e mandateve në seancë, deputeti Frroku: “Po i hapni rrugë një precedenti. I qëndroj dëshmisë sime”

Postuar në 26 Mars, 2015 05:26

Deputeti Mark Frroku, për të cilin Kuvendi diskuton heqjen e mandatit ka deklaruar se nëse do miratohet një gjë e tillë, atëherë legjislativi do t’i hapë rrugë një precedenti të rrezikshëm. “Nuk duhet t’ia hapni rrugën këtij precedenti. Unë jam i huaj në këtë histori dhe nuk është normale që të më ndërpritet jeta politike dhe normale. Nuk kam bërë asnjë dëshmi të rreme, por kam thënë të vërtetën. Në këtë sallë ka deputetë që po bëjnë rolin e organit të akuzës. Kam qenë shumë korrekt në këtë sallë Parlamenti, në jetën time personale, por edhe me ligjin.

Ilir Meta falënderon Dulen për tolerancën në seancë dhe Këshillin e Mandateve, Rama e kritikon për zbatimin e rregullores

Postuar në 26 Mars, 2015 05:21

Ilir Meta e ka nisur me një falënderim për Vangjel Dulen fjalën e tij në seancën ku diskutohej mbi raportin e Këshillit të Mandateve dhe Rregullore për t’i hequr imunitetin deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Qeveria mendon për luksin. Autorizon gardën për blerjen e 43 makinave të reja për kryeministrin, presidentin, kryetarin e kuvendit dhe ministrat

Postuar në 26 Mars, 2015 03:32

Qeveria ka vendosur të ndryshojë të gjitha makinat e ministrave, përfshi edhe atë të kryeministrit. Gazeta Panorama ka publikuar vendimin, me anë të të cilit do të bëhet tenderi për rinovimin e të gjithë parkut të mjeteve të zyrtarëve të lartë. Bashkë me qeverinë, makinë të re do të blejë edhe Presidenti e kreu i Kuvendit. Panorama shkruan se më pak se dy vite pas ardhjes në pushtet, duket se ministrat janë mërzitur me automjetet që kanë në dispozicion dhe kanë vendosur t’i ndërrojnë të gjitha në grup. Vendimi i qeverisë autorizon Gardën e Republikës për të kryer tenderin.

Kriza në Maqedoni, agjencia “INA” shkruan se shqiptarët janë anashkaluar nga dialogu

Postuar në 26 Mars, 2015 02:43

Agjensia e lajmeve “INA” shkruan se ka paralajmërua që faktori shqiptarë është jashtë dialogut politik për krizën politike në Maqedoni. Javën e ardhshme dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM do të nisin negociatat në Bruksel për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhje. Ky dialog do të ndërmjetësohet nga evrodeputetët e mirënjohur evropian, Eduard Kukan, Richard Hovit dhe Ivo Vajgl, si raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë.

Tritoli kthehet në modë. Në Sarandë hidhet në erë makina e një biznesmeni, në Vlorë u vihet flaka 3 makinave

Postuar në 26 Mars, 2015 01:55

Automjeti i një biznesmeni është hedhur në erë mëngjesin e sw enjtes në Sarandë. Mjeti tip Land Rover mësohet se ishte i parkuar përpara një lokalit “Beer House” në pronësi të shtetasit Ilia Marinit që dyshohet se ka qenë edhe objektiv i sulmit. Automjeti është dëmtuar tërësisht, ndërsa është djegur edhe një pjesë e lokalit në katin e parë. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa në Vlorë tre makina u përfshinë nga flakët rreth orës 5 të mëngjesit.

Deputeti i PS-së, Kokëdhima: “Koncesionet e qeverisë Berisha, shaktërruese dhe pa përfitim për ekonominë. Edhe TAP nuk i sjell fitime Shqipërisë”

Postuar në 26 Mars, 2015 01:35

Deputeti socialist i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, ka dhënë dje një intervistë në “Tonight” në “Ora News”, përqendruar kryesisht në çështjet e ekonomisë. Kokëdhima nuk është shumë optimist teksa nënvizon se edhe vetë debati publik i largohet në përgjithësi kësaj teme. “Ky çerek shekulli ka qenë i dështuar. Sot Shqipëria nuk ka një mënyrë për të akumuluar pasuri. Ne e kemi bazuar ekonominë mbi shitjen e lëndëve të para, mbi koncesione, por jo mbi prodhime dhe mbi eksportin. Nëse nuk do të eksportojmë mallra, do të jemi për gjithë jetën të varfër”, thotë Kokëdhima.

“Panorama”/ Formulari që shmang të inkriminuarit nga listat e PD-së. Kandidatët do tregojnë nëse kanë qenë të dënuar

Postuar në 26 Mars, 2015 00:29

PD ka nisur fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit, ku do të përfshihet parandalimi i përfshirjes së emrave me precedentë penalë. “Panorama” shkruan se në këtë fazë vetë kandidatët do të deklarojnë në një formular të posaçëm gjendjen gjyqësore. Pas kësaj, në PD do të ngrihet komisioni i integritetit, i cili do të verifikojë të dhënat. Raporti që do të hartohet nga komisioni, do t’i përcillet Kryesisë së PD­së, ku do të votohet emri që do të konkurrojë për bashkinë përkatëse më 21 qershor.

Projektet ekonomike në rajon, BE nga Prishtina: 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 26 Mars, 2015 00:16

Gjashtë vende të Ballkanit perëndimorë diskutuan në Prishtinë projektet ekonomike në rajon dhe veçanërisht investimet në infrastrukturë. Komisionari i Bashkimit Evropian për politikë të fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn, tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian ka zotuar një miliardë euro për të mbështetur projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturën e rajonit.

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e Prokurorisë dhe nuk pranon prova të reja. Sot vendos Kuvendi në seancë

Postuar në 25 Mars, 2015 17:19

Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores ka vendosur sot me konsensus miratimin e kërkesës së Prokurorisë për ta autorizuar atë për arrestimin dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Sot Parlamenti do të votojë për këtë gjë, pra për relacionin e përgatitur nga Këshilli, përmes të cilit i hapet rruga arrestimit, por edhe kontrollit të banesës për dy deputetët. Kështu PD-ja i është përmbajtur qëndrimit të vet se do të votonte pro heqjes së mandatit për dy deputetët, akt ky i përshëndetur hapur edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/”Seancë hetimore” ndaj Prokurorisë me dy fitues: opozitën dhe Doshin

Postuar në 25 Mars, 2015 16:40

Mbledhja e sotme e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Parlamentin shqipar, ku shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë për mandatin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, është shndërruar në një KPD parlamentare. Deputetët, kryesisht ata të opozitës, kanë drejtuar pyetje konkrete ndaj prokurorëve, të cilët janë fortifikuar pas relacionit që i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje, si dhe pas fjalëve “sekret hetimor”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme