Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e Prokurorisë dhe nuk pranon prova të reja. Sot vendos Kuvendi në seancë

Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores ka vendosur sot me konsensus miratimin e kërkesës së Prokurorisë për ta autorizuar atë për arrestimin dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Sot Parlamenti do të votojë për këtë gjë, pra për relacionin e përgatitur nga Këshilli, përmes të cilit i hapet rruga arrestimit, por edhe kontrollit të banesës për dy deputetët. Kështu PD-ja i është përmbajtur qëndrimit të vet se do të votonte pro heqjes së mandatit për dy deputetët, akt ky i përshëndetur hapur edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Ndërkohë, deputetët thanë pas mbledhjes se nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të marrë si provë videon e ballafaqimit Bami-Doshi.m
Add new comment