“Panorama”/ Formulari që shmang të inkriminuarit nga listat e PD-së. Kandidatët do tregojnë nëse kanë qenë të dënuar

Postuar në 26 Mars, 2015 00:29

PD ka nisur fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit, ku do të përfshihet parandalimi i përfshirjes së emrave me precedentë penalë. “Panorama” shkruan se në këtë fazë vetë kandidatët do të deklarojnë në një formular të posaçëm gjendjen gjyqësore. Pas kësaj, në PD do të ngrihet komisioni i integritetit, i cili do të verifikojë të dhënat. Raporti që do të hartohet nga komisioni, do t’i përcillet Kryesisë së PD­së, ku do të votohet emri që do të konkurrojë për bashkinë përkatëse më 21 qershor. Në një nga pikat e formularit që u është dhënë kandidatëve për garën e bashkive kërkohet deklarimi i gjendjes gjyqësore. Kandidatët do të duhet të saktësojnë nëse janë “të padënuar”, në “proces gjyqësor” apo nëse “kanë qenë të dënuar më parë”. Kjo për t’i paraprirë procesit të ndalimit të kandidimit të personave që kanë pasur precedentë penalë, duke nisur në këtë mënyrë procesin e dekriminalizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.