Ilir Meta falënderon Dulen për tolerancën në seancë dhe Këshillin e Mandateve, Rama e kritikon për zbatimin e rregullores

Ilir Meta e ka nisur me një falënderim për Vangjel Dulen fjalën e tij në seancën ku diskutohej mbi raportin e Këshillit të Mandateve dhe Rregullore për t’i hequr imunitetin deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.
Meta vlerësoi transparencën e treguar nga Dule në mbledhjen e së mërkurës ku seanca e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores u zhvillua me dyer të hapura, duke thënë se kjo nuk ndodh as në vendet e Bashkimit Europian. Por teksa ka marrë falënderimet e kryetarit të kuvendit, Dule është kritikuar nga kryeministri për moszbatimin me korrektësi të rregullores së kuvendit, pasi sipas tij shqiptarëve u duhet rezervuar çdo të enjte një shfaqje e turpshme që s’ka të bëjë me hallet që kanë qytetarët, por me shqetësimet e kafes së SHQUP-it.
Në përgjigje të këtyre kritikave Dule tha se parlamenti dhe ço anëtar i saj, deputet, ministër apo kryeministër është i imunizuar nga shfaqjet qesharake. Opozita këmbënguli që në seancë të prezantohej me raport të sajin dhe kërkoi që të njihet me provën e bërë publike nga Tom Doshi për një video ku një pjesëtar i forcave Renea kërcënon Durim Bamin se do t’i vrasë fëmijët. Por ndonëse u shpreh në parim pro heqjes së imunitetit për dy deputetët, opozita bojkotoi votimin që sipas saj ishte një farsë.
l.m
Comments
O moj nene, moj nene cfare

O moj nene, moj nene cfare deputetesh e te mencur qe ka ky parlamenti i nderuar shqiptar. Shih c'thote Dulja:

Në përgjigje të këtyre kritikave Dule tha se parlamenti dhe ço anëtar i saj, deputet, ministër apo kryeministër është i imunizuar nga shfaqjet qesharake.

Kush te jep imunitet per shfaqje qesharake mor debil, te qenet deputet. Keta me duket nuk dine kuptimin e fjaleve qe perdorin. Sipas kesaj qe thote ky gjeniu i parlamentit mund te besh c'te duash po nuk behesh qesharak se ke imunitet? Hajde Ajnshtain, hajde. Tamam me kete qe the na permore gazit, pra u bere qesharak, te menderosça imunitetin.

Add new comment