Arkiv-Lajme

Luan Rama: “Me çështjen “Doshi” donin të destabilizonin vendin. Situatë e ngjashme edhe në Serbi. Duhen hapur dosjet që nga 2 prilli”. Përmendet edhe Olldashi

Postuar në 26 Mars, 2015 16:13

Një nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka hedhur sot në emisionin “Opinion” një tezë politike që mëton të shpjegojë arsye që mund të qëndrojnë pas inicimit të çështjes “Doshi”. Rama ka apeluar që situata në Shqipëri të vihet në kontekstin rajonal duke parë se kush po protteston sot edhe në rajonin ballkanik. “Kush proteston sot kundër reformëve europianizuese? Sheshli në Serbi që proteston kundër reformave të kryeministrit Vuçiç, Agimi i Artë në Greqi dhe Partia Demokratike në Tiranë.

PD-ja hyn në fushatë elektorale me “kauzën” e dekriminalizimit

Postuar në 26 Mars, 2015 13:05

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë nisur fushatën elektorale me teza politike. Basha ishte sot në Kavajë, për të folur edhe njëherë për lëvizjen antikomuniste të ’90-ës. “Kryengritja antikomuniste njëzet e pesë vjet më parë e Kavajës solidare dhe të bashkuar nuk është thjesht një rrëfim i bukur për bijtë, për bijat, për brezat e ardhshëm. Është një histori e gjallë që udhëton në kohë me mesazhet e saj aktuale.

3000 euro gjobë për kryeredaktorin e gazetës malazeze “Informer”. Publikoi artikuj fyes për shqiptarët pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri

Postuar në 26 Mars, 2015 11:59

Kryeredaktori i gazetës “Informer”, versionit malazes të saj, Novak Uskokoviç, është dënuar me gjobë 3000 euro nga një gjykatë në Mal të Zi. Uskokovic u dënua pasi lejoi publikimin e artikujve ofendues për shqiptarët, që edhe sipas gjykatëses Jelena Peroviç, “synim nuk kishin raportimin objektiv të ngjarjeve, por fyerjen e shqiptarëve etnikë të Malit të Zi”, raporton “BIRN”. “Zyra e prokurorit e akuzoi Uskokoviçin për veprën penale të dhunimit të reputacionit të pakicave në dhjetorin e shkuar”, vijon raportimi.

Bie konsumi i karburanteve. Shkak edhe prirja e shumë drejtuesve të automjeteve për t’u furnizua në vendet fqinj ku tregtohet më lirë dhe me cilësi më të mirë

Postuar në 26 Mars, 2015 10:47

“Monitor” raporton një dukuri të re që ka të bëjë me çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. Mjete të ndryshme që lëvizin nga vendi jonë për në vëndet fqinj, preferojnë të furnizohen në vendet fqinj, duke kontribuuar sadopak si konsumator të tyre. “Sapo kalon doganën e Hanit të Hotit për në Mal të Zi, shumë afër saj në anë të rrugës, pika e tregtimit me pakicë të karburanteve Lukoil po sheh ditët më të ndritshme të biznesit që nga koha e embargos.

Arrestohen deputetët Tom Doshi e Mark Frroku

Postuar në 26 Mars, 2015 10:09

Vetëm një orë nga votimi, Kuvendi i Shqipërisë i ka përcjellë prokurorisë vendimin për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Tom Doshi e Mark Frroku. Dhe vetëm një orë pas marrjes në dorëzim të këtij vendimi, organi i akuzës ka arrestuar dy deputetët. Doshin në banesën e vet dhe Frrokun në një lokal në pronësi të tij në Tiranë. Policia po ushtron kontroll në banesat e tyre konform kërkesës që prokuroria kishte bërë ndaj Kuvendit.

Kallëzohet penalisht ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Akuzë për shpërdorim detyre, mes të cilave edhe akreditimi jashtë ligjit i një universiteti privat

Postuar në 26 Mars, 2015 09:18

Ministria e Arsimit ka kallëzuar sot penalisht ish-ministrin, Myqerem Tafaj. Kallëzimi është depozituar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Plarent Ndreca dhe sipas tij, Tafaj akuzohet për shpërdorim detyre, mes të cilave edhe "akreditimi jashtë ligjit i një universiteti privat apo edhe dhënia me vendim një subjekti privat".

Lituania beson seriozisht në një pushtim rus. Presidentja Grybauskaite kërkon sanksione më të ashpra. Në shkolla shpërndahen broshura instruktuese në rast bombardimi

Postuar në 26 Mars, 2015 08:22

Lituania po përgatitet seriozisht për një pushtim rus, që sipas informacioneve që qarkullojnë në media, do të nisë me disa kërkesa territoriale. Konkretisht thuhet se Kremlini do të kërkojë territore me synim vendosjen e një korridori që do të lidhë Rusinë me Kaliningradin. Këto të dhëna përcillen nga gazeta austriake “Kurier” dhe citohen nga agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”, e cila citon edhe presidentn lituaneze, Dalia Grybauskaite, të ketë kërkuar sanksione më të ashpra për Rusinë.

Andreas Lubitz, shkaktar i tragjedisë në Alpet e Francës. Piloti gjerman e rrëzoi me dashje avionin

Postuar në 26 Mars, 2015 07:12

Askush nuk mendonte se shkak për rrëzimin e avionit të German Wings është vetë një nga pilotët e tij. Ekzaminimi i njërës nga kutive të zeza zbuloi se në momentin e rrëzimit në kabinën e pilotimit ndodhej vetëm njëri nga pilotët, 28 vjeçari Andreas Lubitz. Prokurori i Marsejës në raportin paraprak thotë se 28-vjeçari gjerman që ishte bashkëpilot në avionin e Air Bus mbylli derën e kabinës pasi piloti tjetër shkoi në tualëtë. Më pasi ai aktivizoi uljen automatike të avionit që vazhdoi rënien për 8 minuta. Në këtë kohë ai dëgjohet të marrë frymë normalisht dhe të mos thotë asgjë.

Mesila Doda thyen vendimin e grupit të PD. Voton pro heqjes së imunitetit për Doshin e Frrokun. "Nuk bëhem pjesë e lojrave politike dhe qëndrimeve ku di unë se çfarë bëj unë"

Postuar në 26 Mars, 2015 05:55

Çështja “Doshi” duket se ka sjellë çarjen përfundimtare mes deputetes Mesila Doda dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndryshe nga grupi demokrat që e bojkotoi votimin për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, Doda qëndroi në sallë dhe votoi pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Pas përfundimit të votimit ajo shpjegoi edhe arsyet e qëndrimit të saj në sallë dhe  votës pro heqjes së imunitetit për dy deputetët. Doda tha se qëndrimi i grupit nuk ishte ne përputhje me ndërgjegjien e saj për një parlament më të mirë.

Mazhoranca, votë unanime(1 abstenim)për heqjen e imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Prokuroria e lirë t’i arrestojë

Postuar në 26 Mars, 2015 05:51

Parlamenti ka hequr me votim të fshehtë imunitetin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku duke I hapur kështu rrugë Prokurorisë për arrestimin e tyre. Në votimin e fshehtë në parlament për heqjen e imunitetit të deputetit të Shkodrës, Tom Doshi votuan 80 deputetët e pranishëm në sallë, ndërsa për Mark Vrrokun pati 70 vota pro dhe 1 abstenim. Votimi tregoi se socialistët respektuan unanimisht vendimin e grupit duke “ndëshkuar” dy deputetë nga gjiri i saj. Ky vendim i liron duart Prokurorisë  për arrestimin e dy deputetëve.

l.m

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme