3000 euro gjobë për kryeredaktorin e gazetës malazeze “Informer”. Publikoi artikuj fyes për shqiptarët pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri

Postuar në 26 Mars, 2015 11:59

Kryeredaktori i gazetës “Informer”, versionit malazes të saj, Novak Uskokoviç, është dënuar me gjobë 3000 euro nga një gjykatë në Mal të Zi. Uskokovic u dënua pasi lejoi publikimin e artikujve ofendues për shqiptarët, që edhe sipas gjykatëses Jelena Peroviç, “synim nuk kishin raportimin objektiv të ngjarjeve, por fyerjen e shqiptarëve etnikë të Malit të Zi”, raporton “BIRN”. “Zyra e prokurorit e akuzoi Uskokoviçin për veprën penale të dhunimit të reputacionit të pakicave në dhjetorin e shkuar”, vijon raportimi. Artikujt pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar më 15 tetor 2014 shenaty shqiptarët quheshin “shiptari”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.