Arkiv-Lajme
Nishani uron kuqezinjtë për ndeshjen me Armeninë, De Biasit i jep shtetësinë shqiptare
Presidenti Bujar Nishani zhvilloi në Durrës një takim me futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit në prag të ndeshjes me përfaqësuesen e Armenisë. Pasi i përgëzoi për punën, mundin dhe rritjen e nivelit profesionit dhe cilësisë së futbollit, u uroi lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit si dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit një fitore të shumëpritur në ndeshjen vendimtare të ditës së diel.
Presidenti dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Japoni
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit rezident të Shqipërisë në Japoni, Bujar Dida. Nishani ka firmosur lirimin pas kërkesës së kryeministrit. Dida kishte mbushur afatin e misionit të tij, madje ushtronte detyrën në tejkalim të tij.
http://president.al/?p=25868
Prokuroria, një tjetër kërkesë për autorizim arresti të Mark Frrokut. Kuvendit njofton se të dielën Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën
Mark Frroku rrezikon të përfundojë sërish në qelitë e policisë edhe pse Gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit në shtëpi për deputetin. Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një tjetër kërkesë për autorizim arrestimi në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Frrokut për llogari të drejtësisë belge. Nëse do të jepet aprovimi, atëherë ndaj Mark Frrokut mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetit belg, ku duhet të vuajë dënimin me burg për akuzën e vrasjes së shtetasit, Aleksandër Kurti më 5 Mars të vitit 1999.
Prokuroria konfirmoi aksident, politika flet për vrasje të Sokol Olldashit dhe rihapje hetimesh. Si është e vërteta, a duhet të thirren për të deponuar Luan Rama e Taulant Balla?(Video)
Emisioni “Opinion” i së enjtes degradoi në fyerje personale dhe tone të larta mes sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, deputetit Taulant Balla dhe koordinatores së Partisë Demokratike, Grida Duma. Të indinjuar nga një shprehje e Grida Dumës për aleancë të qelbësirave, duke iu referuar koalicionit PS-LSI, Luan Rama dhe Taulant Balla i kujtuan deputetes së opozitës dy ngjarje të bujshme që lidhen me vrasjen e bankierit Artan Santo dhe aksidentin e ish-deputetit, Sokol Olldashi.
"Arrest në shtëpi” edhe për deputetin Tom Doshi. Avokatët: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” edhe për deputetin Tom Doshi. Lajmin fillimisht e dhanë avokatët e deputetit, të cilët edhe pse u dha kjo masë ata u shprehën të pakënaqur. Ky ishte verdikti i pesë gjyqtarëve të Kolegjit Penal, ku përballë ishin Prokuroria e Përgjithshme që kërkonte masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa avokatët e deputetit Doshi lirimin e menjëhershëm të tij. Avokatët e Tom Doshit deklaruan se do “ta çojmë çështjen në Strasburg”.
Rikthehen aksionet e OSHEE për shlyerjen e debive, bizneset në fokus të nismës
Kompania e Shpërndarjes se Energjisë ka nisur një aksion të gjerë për shlyerjen e debive ndaj saj. Në fokus te kësaj nisme, janë bizneset të cilat konsiderohen si profesione të lira dhe në bazë të paqartësisë së statusit që kane i janë shmangur detyrimeve. OSHEE njofton se aksioni ka nisur nga Tirana, pasi 60% e këtyre personave qe ushtrojnë aktivitet fitimprurës janë të regjistruar në Tiranë. Gjithsej në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit janë 10 mije subjekte të cilat rezultojnë të ushtrojnë aktivitet biznesi, por që nuk kanë kontrata të tilla me kompaninë e shpërndarjes.
Pas Kokëdhimës, edhe prefektja e Vlorës kundër koncesionit të parkingjeve. Akuzon S. e Përgjithshëm të Prefekturës se ka firmosur pa u konsultuar me të
Kundërshtimi i koncesionit të parkingjeve publike në Vlorë nga ana e deputetit të qarkut, Koço Kokëdhima, ka gjetur sot mbështetje edhe nga prefektja Etjona Hoxha. Ajo ka nxjerrë edhe një argumentim të natyrës administrative, teksa ka bërë të ditur se sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, ka firmosur vendimin e Këshillit Bashkiak, pa u konsultuar më parë me prefekten. Koncesioni është dhënë për 15 vjet dhe parashikon një taksim prej 50/orë, shifër që vlerësohet si e lartë.
Gjykata e Lartë jep masën e sigurisë: Arrest shtëpie për Mark Frrokun
Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për deputetin Mark Frroku. Pas daljes nga Gjykata, pa pranga në duar, deputeti Frroku tha vetëm fjalët: "Drejtësia vendosi". Frroku është shoqëruar për në Drejtorine e Policisë për të kryer procedurat e parashikuara për rastin. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, njeri prej avokatëve mbrojtës të tij, Genc Gjokutaj u shpreh se, pala mbrojtëse nuk është dakort me vendimin. "Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar presion ndaj gjykatës. Prokuroria i qëndroi qëndrimit të saj.
Mitrovicë/ Digjet shtëpia e Xhafer Devës, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë pushtimit nazist
Shtëpia e Xhafer Devës që njihet dhe si njëra nga shtëpitë më të vjetra të Mitrovicës është kapluar sot nga zjarri. “Koha.net” shkruan se Xhafer Deva ishte në anën e gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore derisa për një kohë ishte emëruar Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë se ende janë në mbledhjen e informatave, ndërsa më vonë do të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.
Shorti, Gjykata e Lartë zgjedh trupën me 5 gjyqtarë për rastin e Doshit dhe Frrokut
Paraditen e së shtunës Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për caktimin e trupës gjykuese që do të vlerësojë masën e arrestit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Mësohet se kolegji penal do të përbëhet nga gjyqtarët Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. Por vetëm pak çaste më vonë, gjyqtarja Andrea ka dhënë dorëheqjen nga kolegji duke paraqitur si argument njohjen e saj me deputetët Frroku dhe Doshi.