Gjykata e Lartë jep masën e sigurisë: Arrest shtëpie për Mark Frrokun

Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për deputetin Mark Frroku. Pas daljes nga Gjykata, pa pranga në duar, deputeti Frroku tha vetëm fjalët: "Drejtësia vendosi". Frroku është shoqëruar për në Drejtorine e Policisë për të kryer procedurat e parashikuara për rastin. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, njeri prej avokatëve mbrojtës të tij, Genc Gjokutaj u shpreh se, pala mbrojtëse nuk është dakort me vendimin. "Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar presion ndaj gjykatës. Prokuroria i qëndroi qëndrimit të saj. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, pasi absolutisht nuk ka asnjë provë. Të gjitha provat janë në favor të klientit tonë”, deklaroi Gjokutaj.
Add new comment