Arkiv-Lajme
Vendimi për Frrokun shtyhet për të marten, reagon PKD: Deputeti po sulmohet politikisht
Është shtyrë për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. “TCH” raporton se avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj, bënë të ditur pas mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm edhe klienti i tyre, e për këtë arsye ajo do të mbahet të martën, në orën 12:00.
Ndihma ekonomike, s’e përfiton nëse ke familjarë në emigrim apo në administratë
Qytetarët që kanë familjarë në emigrim apo që punojnë në administratën publike nuk mund të përfitojnë ndihmë ekonomike. “Ora News” raporton se përpara se qytetarët të plotësojnë formularët e ndihmës ekonomike, duhet të shohin mirë kategoritë që përfitojnë. Të dhënat e formularit plotësohen në zyrat e njësive vendore ndërsa ekspertët bëjnë thirrje që të tregohet kujdes me plotësimin e formularëve për përfitimin e ndihmës ekonomike.
Përcaktohen kriteret për zonat e lira ekonomike
Edhe pse nuk janë shënuar histori suksesi në 20 vite, qeveria shqiptare po bën një përpjekje të re për krjimin e atyre që cilësohen si zona të lira ekonomike. Problemet e pronësisë dhe mungesa e infrastrukturës vlerësohen si problematikat kryesore pse ky koncept nuk ka gjetur zbatim.
“Gjatë muajit maj do të hapet gara për zonën e parë, atë të Spitallës në Durrës” raporton “Vizion Plus” që evidenton gjithashtu se janë përcaktuar edhe lehtësirat fiskale që do të përfitojë investitori. Në Shqipëri janë miratuar 9 zona të lira ekonomike.
Gazeta “Express” shkruan se Naser Kelmendi dhe familja e tij janë futur në listën e zezë të SHBA-ve
Familja dhe bizneset e shqiptarit Naser Kelmendit kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Gazeta “Express” raporton se kjo ka ndodhur për shkak se dyshohet se merret me tregti droge dhe pastrim parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama. "Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën.
PD-ja në protestë me akuza dhe premtime: “Meta, streha e fundit e masakrenjve. Kur të vijmë ne, shqiptarët do pyeten për çdo vendim”
Partia Demokratike ka vijuar sot protestat në Kukës ku ka kërkuar largimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Kryetari i PD-së, ka folur për e emergjencë, për nevojën për ndryshim, duke premtuar edhe disa masa. “Çdo ditë që kalon është një ditë më shumë në humbjen e besimit, të vuajtjes së shtuar, për të rinjtë, të rejat, të afërmit. Nuk pret koha më. sepse Kukësi, vendi, janë në zgrip të humnerës. Meta është streha e fundit e maskarenjve në ikje. Kukësi nuk mund të përfaqësohet më nga një Ilir Metë që quhet Hasan dhe gjeti strehë tek LSI-ja.
Shqipëri-Armeni, mediat raportojnë edhe për lojtarët në xhami e trajnerin në kishë
Mediat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë përballjes së kombëtares shqiptare të futbollit me Armeninë sot në Elbasan. Po raportimet këtë herë janë fokusuar edhe te çështjet e besimit. Të premten u raportua se lojtarët e kombëtares u falën në xhami.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/ndeshja-kunder-armenise-lojtaret-e-kombetares-shqiptare-falen-ne-xhami/
Jorida Tabaku, kandidatura zyrtare e PD për Bashkinë e Tiranës?
Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se demokratët e kanë zgjidhur dilemën e kandidaturës për Bashkinë e Tiranës. Sipas gazetës, kandidatura që duket se ka marrë edhe “bekimin” e Bashës është ish-nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. “Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se është kandidatura preferenciale e kreut demokrat Lulzim Basha në garë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Mesa duket Tabaku ka marrë tashmë “bekimin” e kreut të selisë blu për të përfaqësuar opozitën në garë për kryeqytetin dhe kjo e lexohet në angazhimet e fundit të saj.
Bilanci javor i operacionit Polici-OSHEE: 61 lidhje të paligjshme, 13 arrestime dhe 3 procedime për shpërdorim detyre
Policia dhe OSHEE kanë raportuar këtë fundjavë mbi vijimin e punës së përbashkët të 110 grupeve të kontrollit në të gjithë vendin, ku janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, prej të cilëve janë arrestuar 13 persona me akuzën e vjedhjes së energjisë. Po ashtu, edhe 3 punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. TCH raporton se janë ndërprerë edhe 4350 lidhje të abonentëve debitorë.
n.k
Vasili: Kandidatët zyrtarë, për pak ditë
Mazhoranca do të publikojë zyrtarisht kandidaturat brenda pak ditësh. I ftuar në Ora News, Petrit Vasili është shprehur se “mazhoranca me kohë e ka nisur procesin i cili konkludon në pak ditë” dhe se “personat do të bëhen publikë dhe do të jenë në sytë e publikut shumë kohë përpara fillimit të fushatës zgjedhore”.
Intervista e plotë: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-nuk-shtyjme-zgjedhjet-se-opozita-eshte-e-corganizuar/
Protesta pro mjedisit në Tiranë: Të ndalen ndërtimet poshtë digës së liqenit artificial
Veprimtarët e mjedisit protestuan para kryeministrit, duke kërkuar ndalimin e ndërtimeve poshtë digës së liqenit artificial, sepse sipas tyre, ato shkelin ligjet e digave, mjedisit dhe ndërtimtarisë. Ata mbanin në duar parulla, ku kërkonin shtimin e parqeve dhe jo mbushjen me pallate të atyre që janë ende. Folësit shprehën dyshime se firmat ndërtuese kanë gati plane edhe më të gjera për ndërtime në parkun e liqenit artificial, duke shkatërruar të vetmen zonën të gjelbër të kryeqytetit shqiptar.